Ndryshimi i ligjit të ndjekjes së komunikimeve do të jetë gati në fund të 2017-s

Heqja e Nenit 175 të ligjit të komunikimeve elektronike nga ana e Gjykatës Kushtetuese në këtë moment sjell vakumin në të cilin do të hiqet mundësia e ndjekjes së ligjshme të komunikimeve, e cila do të ishte në favor të mbrojtjes së kushtetutshmërisë së Maqedonisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistë për “360 shkallë”, njofton Portalb.mk.

Oliver SpasovskiSipas Spasovskit kjo është një arsye, kurse si arsye e dytë është se institucionet kompetente thellë iu janë qasur punës për të arritur zgjidhje ligjore në kuadër të sistemit të përgjimeve të komunikimeve, i cila sipas tij do të jetë gati deri në fund të vitit 2017.

“Ato reforma ndahen në dy pjesë, njëra ka të bëjë me reforma të cilat lidhet me sistemin e ndjekjes së komunikimeve e kurse tjetra ka të bëjë me sistemin e shërbimeve të sigurisë. Ne filluam me një projekt nacional të cilin e emëruam “Intelegjencë”. Janë bërë të gjitha analizat dhe janë përgatitur katër modele reformash. Ne zgjedhëm njërin nga katër modelet dhe ku po përgatiten materialet ligjore kurse për momentin është duke u formuar edhe një grup pune ndërresorësh. Ne presim që deri në fund të vitit të kemi një material ligjor, i cili do të analizohet nga subjektet politike, nga sektori civil, opinioni publik dhe shkencor dhe në fund të hyjë në procedurë kuvendore”, tha Spasovski.

Ministri Spasovski tha se qeveria aktuale ende ka qëndrimin se Neni 175 i ligjit për komunikime elektronike është problematik në sistemin e ndjekjes së komunikimeve dhe ka mundësuar ndjekje masovike të bisedave në të kaluarën. Por, derisa bëhen reformat, Spasovski thotë se shteti duhet të funksionojë dhe të përballet me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Përndryshe, kjo deklaratë mbi Nenin 175 i ligjit të komunikimeve elektronike vjen pasi që Qeveria e Maqedonisë është duke punuar mbi reformat e sistemit të sigurisë, DSK dhe ligji për ndjekje të komunikeve.

Megjithatë, Qeveria e Maqedonisë i propozon, por nuk i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të ndalojë procedura për vlerësimit të kushtetutshmërisë së nenit 175 nga ligji për komunikime elektronike, i cili i mundëson Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) drejtpërdrejt të përgjojë nëpërmjet operatorëve të telekomunikimit. Sipas Qeverisë, ky propozim deri te Gjykata Kushtetuese është për shkak se bëhet fjalë për zgjedhje sistematike për problemet e ndjekjes së komunikimeve, gjegjësisht përgatiten propozim-ligje që do ta përfshijnë problematikën.

I pyetur nga gazetarët pse Qeveria del me kësi qëndrimi i cili mundet të lë hapësirë që edhe mëtej DSK në mënyrë të paligjshme të përgjojë, nga atje thanë se përgjim të paligjshëm nuk ka në këtë mandat qeveritar, ndërkaq nëse dikush guxon që t’i keqpërdor kapacitetet e DSK-së, për atë do të japë përgjegjësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button