Për vendimet e KSHZ-së, VMRO-DPMNE-ja do të ankohet te Gjykata Administrative

VMRO-DPMNE-ja njoftoi se për vendimet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku u refuzuan të gjitha ankesat për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të 15 tetorit do të ankohet te Gjykata Administrative, njofton Portalb.mk.

“KSHZ është përfshirë në tërë këtë, duke i relativizuar faktet dhe dëshmitë e dukshme me çka u vë në funksion të mbulimit të krimeve zgjedhore të LSD-së. VMRO-DPMNE-ja për të gjitha parashtresat e dërguara në KSHZ, nga e njëjta të refuzuara, do ta shfrytëzojë të drejtën për ankesë në Gjykatën Administrative. VMRO-DPMNE-ja nuk do të lejojë që dikush të dëmtojë demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja njëkohësish bënë thirrje deri te OSBE-ODIHR që të vlerësojë “krimet e dukshme”, të qëndrojnë në anën e demokracisë, të drejtës së votës dhe lirisë si vlera të larta të botës së civilizuar, t’i dënojnë dhe sanksionojnë “krimet e tilla”.

Nga partia VMRO-DPMNE thonë se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka organizuar zgjedhjet më jodemokratike në historinë e deritashme të Maqedonisë.

Përndryshe, prej mbrëmë vijon afati prej 24 orëve për padi nga partitë kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për ankesat për rrethin e parë nga zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e diel.

Partitë mund të parashtrojnë padi deri te Gjykata administrative kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit të KSHZ-së, ndërsa Gjykata Administrative, ndërkaq, pas pranimit të ankesës, është i obliguar të marrë vendim në afat prej 48 orëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button