Ambientalistët kundër hidrocentraleve përgjatë Parkut Kombëtar të Mavrovës

Shoqata ekologjike FRONT 21/42 përmes një konference për shtyp të mbajtur pranë lumit Vardar në sheshin e Shkupit, njoftoi se përmes një baneri gjigant do të dërgojnë një mesazh tek vendimmarrësit në vend për shpëtimin e Parkut Kombëtar të Mavrovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Koordinatore e kësaj shoqate ekologjike, Aleksandra Bujarovska, theksoi se projekti për ndërtimin e 15 hidrocentraleve përgjatë Parkut Kombëtar kërcënon me shkatërimin e burimeve natyrore të Mavrovës.

“Ideja e këtij organizimi është të rrisim vetëdijen mbi nevojën për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Mavrovës. Që nga viti 2010 është iniciuar procesi i shpalljes së tij për një zonë të mbrojtur, që do të thotë përgatitja e një plani për menaxhim dhe një analizë të përgjithshme të ndikimeve kumulative të të gjitha projekteve që janë parashikuar brenda parkut, i cili fatkeqësisht akoma nuk ka përfunduar që lë atë zonë të rrezikuar nga aspekti ligjor”, tha Bujarovska.

Ajo vuri në dukje se për momentin janë lëshuar miratimet për katër centrale në lumenjtë Zhirovnica, Ribniçka dhe Jadovska, duke shtuar se shkatërrimi i ujërave në parkun kombëtar që mbajnë florën dhe faunën do të thotë humbjen e tyre të përhershme.

Baneri së bashku me një letër proteste për ndalimin e projekteve për hidrocentralet në Parkun Kombëtar “Mavrovë” do t’i dorëzohet Qeverisë.

Ndryshe, Parku Kombëtar i Mavrovës gjendet në Maqedoninë perëndimore, i cili shtrihet në sipërfaqe prej 73.088 hektarë dhe është një nga parqet më të mëdha nacionale në vend.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button