fbpx

Zbulohet dhoma e fshehur pa dritare në kabinetin e ish kryeministrit

Në qeverinë e Republikës së Maqedonisë ekziston dhomë e fshehtë në kabinetin e ish kryeministrit Emil Dimitriev, e cila është mister për qeverinë e tanishme. Qeveria aktuale e LSDM i ka marrë çelësat nga të gjitha kabinetet dhe zyret e ndërtesës e cila ishte rinovuar por pa shpjegimin dhe funksionimin e disa hapësirave, transmeton Portalb.mk.

Dimitriev ishte zgjedhur kryeministër teknik për zbatimin e procesit të zgjedhje të 18 janarit dhe në funksion qëndroi deri në 31 maj të këtij viti. Ai nuk e përdorte kabinetin e kryeministrit, në të cilin më herët qëndronte Nikolla Gruevski, por zinte një hapësirë tjetër në Qeveri.

Kabinetin e Dimitriev tani e përdor zëvendëskryeministri Koço Angjushev. Sakamdakazham.mk fitoi mundësin ekskluzive për të hyre dhe fotografuar këtë hapësire të fshehtë.

“Shkallët nga mermeri të mbuluara me qilim të trashë të kuq, në të djathtë nga hyrja kryesore e Qeverisë së Maqedonisë, qojnë drejt një hapësire të gjer të katit të parë. Pas kthesës së ardhshme në të djathë arrijmë tek zyret dhe kabinetet e kullës së gjashtë të Qeverisë, nga shtatë gjithsej. Nëpërmjet një zyreje me re të punësuar dhe nëpërmjet dy dyerve të zeza, hymë në kabinetin e ish kryeministrit Emil Dimitriev. Në murin e djatht kishte fotografi “Nëna me fëmijë”, nga Nikolla Martinovski, në të majtin afër dritareve që shohin drejt Kejit të Vardarit ka fotografi të Vlladimirskit. Djathtas në afërsi të tavolinës së punës ka dy dyer që në shikim të parë nuk të bëjnë përshtypje. Njëra derë të çon drejt tualetit dhe kur e hapëm derën tjetër hasim në një derë tjetër të bardhë. Kur e hapëm hymë në një hapësirë e cila në shikim të parë ishte morbide dhe klaustrofobike pasi që nuk kishte asnjë dritare, por kjo ndjenjë iku kur u ndez drita. Në dhomë nga rreth 20 metra katrorë, kishte 4 poçe elektrike, një sistem alarmi, dhe disa kabllo të lëshuara”, shkruajnë nga SDK, transmeton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button