fbpx

Nëna iu vra pas zbulimit të ‘Panama Papers’, djali i gazetares sulmon qeverinë: Vendi im është mafioz

Matthew Caruana Galizia, djali i gazetares që u vra të dielën me një atentat me bombe në makinën e saj në Maltë ka reaguar ashpër në lidhje me vdekjen e nënë së tij.

Me anë të një statusi në Facebook ai akuzon ashpër qeverinë e vendi duke e quajtur mafioze. “Mamaja ime u vra sepse qëndronte mes sundimit të ligjit dhe atyre që kërkonin ta shkelnin atë, si shumë gazetarë të fortë. Ajo ishte e vetmja që po e bënte këtë. Kjo ndodh kur institucionet e shtetit janë të paaftë: personi i fundit që ka ngelur në këmbë, shpesh është një gazetar. Dhe kjo e kthen në personin e parë të vdekur”.

Me anë të këtij statusi djali i gazetares i hap luftë të ashpër qeverisë së Joseph Muscat. “Qeveria e Maltës ka lejuar që të ushqehet kultura e mosndëshkimit. Është për të qeshur kur kryeministri i vendit thotë se nuk do të gjejë paqe derisa të kap vrasësit e nënës sime, kur në fakt është ai që drejton një qeveri që nuk ndëshkon keqbërësit.

Ja ku jemi, në një vend mafioz ku mund të ndryshosh gjininë në kartën e identitetit dhe ku mund të bëhesh copa-copa se kërkon lirinë tënde. Disa orë më vonë, kur ai kllouni, kryeministri ishte duke dhënë deklaratë në parlament rreth një gazetari që shpenzoi një dekadë të tërë ta ngacmonte dhe kërcënonte, një nga rreshterët e policisë që supozohet të investigojë vrasjen e saj, Ramon Mifsud, postoi në Facebook: “Çdokush merr atë që meriton, plehun e lopës. Jam i lumtur”, shkruante ai.

Matthew ka qenë i pari që mbërriti në vendin e ngjarjes dhe pa i pari makinën dhe nënën të bërë copash. “Nuk do të harroj kurrë ato momente që vrapoja nëpër fushë, më dukej sikur isha në ferr. Kërkoja një mënyrë të hapja derën e makinës, boria binte pa pushim. I bërtisja dy policëve që të përdornin bombolën e vetme gazi që kishin në duar për të hapur derën e makinës. Ndërkohë të shpërndarë shihja pjesë nga trupi i nënës sime. Ata më pyesnin kush është në makinë, kush është në makinë? Është nëna ime, e cila vdiq nga paaftësia tuaj iu përgjigja”- shkruan në statusin e tij djali i 53-vjecares.

Caruana Galizia njihet si gazetarja që zbuloi skandalin e “Panama Papers” dhe ishte kthyer në njerëzit më popullorë në Maltë, aq sa blogu i saj lexohej e kishte më shumë ndjekës se shumë media të tjera tradicionale. Faqja e internetit “Politiko” e ka përshkruar së fundmi si një grua WikiLeaks.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button