fbpx

Zaev kërkoi mbështetje nga gostivarasit për Nevzat Bejtën

“Koncepti i vetëm që ka të ardhme në Maqedoni është bashkë, të bashkuar dhe të shoqëruar. Vetëm kështu mundet Gostivari të shkojë përpara, vetëm kështu mundet edhe Maqedonia të shkojë përpara. Mjaft nga ndarjet në vend”. Me këtë mesazh Zoran Zaev, lideri i LSDM-së sonte e përshëndeti unitetin, në siç tha, Gostivarin multietnik në sheshin e qytetit.

Në fjalimin e tij, Zaev drejtpërdrejtë e kërkoi mbështetjen e gostivarasve që të votojnë për Nevzat Bejtën, kandidatin e BDI-së në rrethin e dytë.

“Unë kam ardhur që të kërkoj mbështetje për Nevzat Bejtën, por edhe që të jap fjalën. E di se nëse merr mbështetje nga pushteti qendror ai do të bëjë që Gostivari të shkëlqejë. Duke kërkuar mbështetje për Nevzat Bejtën ju premtoj se do ta keni mbështetjen e Zoran Zaevit, të qeverisë dhe të shumicës në parlament. Qëndrojmë tërësisht prapa projekteve në programin e Bejtës. Duhet së bashku ta ndërtojmë konceptin një shoqëri për të gjithë”, tha Zaev.

Përmendi se projektet kryesore, si zgjidhja e problemit me deponinë, zgjidhja e bulevardit “Vëllezërit Gjinoski” dhe intervenime tjera më të mëdha infrastrukturore do të marrin mbështetje të drejtpërdrejtë nga shteti.

Lideri i LSDM-së  u përqendrua edhe në kandidaturën e ministrit të Shëndetësisë dhe kundërkandidatin e Nevzat Bejtës në rrethin e dytë, Arben Taravari nga Aleanca për shqiptarët.

“Nga ana tjetër kemi kandidat që është ministër në qeverinë time. Ejani të arrijmë një marrëveshje në Gostivar dhe propozoj: secili le ta shikojë punën e tij. Unë punën kryeministrore, doktori ta shikojë shëndetësinë, ndërsa Nevzat Bejta le ta udhëheqë komunën. Komunën nuk e njeh askush më mirë se ai”, nënvizoi Zaev.

Lideri i LSDM-së foli edhe për politikat të cilat qeveria planifikon t’i zbatojë dhe kanë të bëjnë me të rinjtë, për të cilët siç tha do të kenë për çka të qëndrojnë në vend me të ashtuquajturën “kufi rinor”, për të cilën janë siguruar 500 milionë denarë deri në fund të vitit. Ai paralajmëroi mbështetje financiare për hapjen e bizneseve personale prej 10 mijë eurove, një rrogë bruto vjetore për çdo firmë, që do të punësojë një të ri.

U përqendrua edhe në punën e qeverisë në periudhën e kaluar në fushën e politikave të jashtme dhe theksoi se me të gjithë pesë fqinjët janë ndërtuar marrëdhënie miqësore dhe siç theksoi janë bërë aleanca.

Nga foltorja u drejtua edhe kandidati për kryetar të komunës nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta.

Për të realizuar projektet tona ne kërkojmë ndihmë nga kryeministri Zoran Zaev për një Gostivar më të mirë andaj ne e përkrahim vizionin e kryeministrit për të ardhmen e vendit tonë, i urojmë mirëseardhje atij në vendin tonë. Kjo është një kënaqësi e madhe që ne e kemi në mesin tonë sonte kryeministrin e vendit, qytetarët e Gostivarit japin mbështetje procesit të nisur në interes të vendit, ne e kemi bërë qytetin e bukur por do e bëjmë akoma më të bukur sepse ai e mbështet programin tonë për të realizuar projekte që do i bëjmë për të mirën e qytetarëve tanë”, tha Nevzat Bejta. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button