Dhuna në Kuvend, suspendohen katër punonjës të MPJ-së

Ministria e Jashtme ka suspenduar katër të punësuar si të dyshuar nga Prokuroria Publike për pjesëmarrje në zhvillimet e 27 prillit në Kuvend. Dikasteri diplomatik nuk shpjegon arsyet e suspendimeve, madje edhe duke mos konfirmuar suspendimin e të punësuarve.

Informacione të Alsat M nga Prokuroria Publike shpjegojnë se gjatë shqyrtimit të provave dhe incizimeve nga kamerat e sigurisë dhe pas identifikimit të personave nga organi i hapjes së akuzës është njoftuar zyrtarisht ministria e Jashtme për pjesëmarrjen e nëpunësve të saj në Kuvend. Ndaj katër të punësuarve, dikasteri diplomatik do të ndërmerr masa disiplinore.

Hetimet e 27 prillit së fundi kanë shënuar një ecuri të dukshme. Pak ditë më parë, Prokuroria Publike i caktoi masë paraburgimi 30 ditor 8 personave për tentimin e vrasjes së liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button