Balerinat e vogla ruse, stërvitje të vështirë në rrugën drejt lavdisë

 Balerinat e vogla në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, ëndrrojnë që një ditë të jenë në “Teatrin Bolshoi”, teatri më i njohur rus, shkruan Anadolu Agency (AA).

Dëshira e tyre është që të marrin titullin “prima ballerina absolut” që përgjatë historisë rrallë është ndarë. Ndonëse nuk e ka fituar e para, ballerina më e njohur e “Teatrit Bolshoi” është Maja Pliseckaja, njëra nga balerinat më të njohura të shekullit të 20-të.

Shkolla e parë e baletit rus është hapur në vitin e 1732 në pallatin dimror në Petrograd. Sot, shumë vajza me shumë mund punojnë në përkryerjen e teknikave të baletit, duke dashur që një ditë të jenë në teatrin.

Me mbështetje të familjeve ato stërviten që në vegjëli. Duke shkuar në studio artistike kalojnë stërvitje të vështirë dhe detajore.

Fotoreporteri i AA-së kaloi një ditë me balerinat e vogla në studion “Fouette” të Moskës, ku pati rastin që të bisedojë dhe të shoh punën e tyre që bëjnë për realizimin e ëndrrave të tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button