Samiti i ardhshëm i NATO-s i caktuar për 11 dhe 12 korrik të vitit 2018 në Bruksel

 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot kumtoi se mbledhja e ardhshme e shefave të shteteve ose qeverive të anëtarëve të Aleancës do të mbahet vitin e ardhshëm në Bruksel, ku gjindet edhe selia e Paktit, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga kryeqyteti belg.

“Me kënaqësi njoftoj se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet më 11 dhe 12 korrik të vitit 2018 në Bruksel, Belgjikë”, deklaroi Stoltenberg,

Sipas tij, në këtë Samit pritet edhe më shumë të përforcohet lidhja midis Evropës dhe Amerikës Veriore në të cilën është themeluar NATO-ja, sepse, siç tha, vazhdon përshtatja e Aleancës për shekullin 21.

Në këtë pikëpamje, si përgjigje e kërcënimeve që ekzistojnë, sipas Stoltenberg, NATO-ja është në vijim të zbatimit të përforcimit më të madh të mbrojtjes së saj kolektive.

“Grupet tona luftarake multinacionale në lindje të Aleancës tani janë tërësisht operative dhe e përforcojmë praninë tonë në rajonin e Detit të Zi. Gjithashtu i përforcojmë përpjekjet tona kundër kiber sulmeve dhe kundër kërcënimeve hibride. Ne do ta ndërtojmë punën tonë të vlefshme me kombet dhe organizatat partnere për luftën kundër terrorizmit dhe mbajtjes së stabilitetit të fqinjësisë tonë. Ne e rrisim misionin tonë për t’i trajnuar, këshilluar dhe ndihmojmë forcat afgane për të siguruar se vendi i tyre asnjëherë më nuk do të jetë parajsë e sigurt për terroristët ndërkombëtare. E mbështesim koalicionin global për ta mposhtur SHI-në dhe punojmë në përforcimin e partnerëve, si Iraku”, porositi Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, gjithashtu theksoi se NATO-ja edhe më shumë i thellon marrëdhëniet me BE-në, në interes të “të mirës së popujve të vet”.

Përndryshe, varësisht nga zhvillimi i negociatave për dallimet rreth emrit me Greqinë, Maqedonia edhe në këtë Samit, si edhe në ato parapraket pas Samitit në Bukuresht në vitin 2008, do të presë përfitim në ftesën për anëtarësim në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button