Spasovski: Grujevski dhe Boshkovski kanë pasur logjistikë nga Maqedonia

Ministri i Punëve të Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi se ish shefi i Drejtorisë së Pestë  në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK,  Nikolla Boshkovski, për të cilët kishte urdhër arrest dhe të cilët u kapën në Selanik, kanë pasur logjistikë nga Maqedonia derisa kanë qenë në arrati.

Spasovski në një intervistë për emisionin 360 gradë në Alsat – M thotë se MPB informacionet për vendndodhjen e dy të arratisurve e ka marrë drejtpërdrejt nga njerëz, ndërsa ka pasur edhe bashkëpunim me shërbimet e vendeve fqinje.

“Ky është një aksion të cilin e kemi punuar në mënyrë rajonale, janë përfshirë shumë shërbime dhe njohuri të cilat i kishim paraprakisht sollën deri në realizim të suksesshëm të këtij aksioni. Për ne si shtet në këtë moment është e rëndësishme të sigurojmë drejtësi në Maqedoni për të gjithë. Pikërisht nga ky aspekt detyrë dhe qëllim kryesor i MPB-së ishte t’i përfshijë të gjitha kapacitet e mundshme, t’i locojmë ku janë, së bashku përmes bashkëpunimit rajonal që e kemi të sigurojmë informacione për ata”, deklaroi Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button