fbpx

UEFA: Ekipi i Romës rrezikohet të ndëshkohet për racizëm

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) bëri të ditur se kundër ekipit italian të Romës është ngritur procedurë disiplinore për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve të saj gjatë ndeshjes së Ligës së Kamioneve kundër ekipit anglez, Chelsea, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga UEFA thonë se tifozët e Romës gjatë ndeshjes në Stamford Bridgeu disa herë imitonin zëra majmuni, me të cilën dëshironin të ofendonin lojtarin me ngjyrë Antonio Ruediger, ish-lojtar i klubit të tyre.

Për raste të ngjashme të ofendimeve, UEFA ka dënuar klubet duke i urdhëruar që disa pjesë të tribunave të mbeten të zbrazëta.

Ndryshe, ndeshja Chelsea – Roma përfundoi me rezultat 3:3.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button