fbpx

Dy partitë udhëheqëse spanjolle planifikojnë zgjedhje rajonale në Katalonjë

 Qeveria spanjolle dhe partia opozitare kryesore sot u dakorduan të organizojnë zgjedhje të reja në Katalonjë në janar, si pjesë e masave speciale për zgjidhje të krizës më të madhe politike në vend.

Kryeministri spanjoll Marijano Rahoj sot paralajmëroi se nesër do të publikohen masat për vendosjen e Katalonjës në administrim të drejtpërdrejtë të Madridit dhe se ata do të mbështeten nga socialistët dhe nga partia qendrore Qytetarët (Siudadanos), transmeton MIA.

Një përfaqësues i Partisë Punëtore Socialiste të Spanjës (PSOE), Karmen Kalvo, kumtoi se është arritur marrëveshje me Qeverinë spanjolle për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Katalonjë në janar.

Qeveris spanjolle nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të ngritë procedurë për aktivizimin e nenit 155 të Kushtetutës të Spanjës nga viti 1978, e cila u mundëson autoriteteve qendrore të marrin në tërësi apo pjesë të kompetencave të çdo nga 17 rajonet autonome në vend.

Masa, e cila asnjëherë nuk është zbatuar pas diktaturës së gjeneralit Francisko Franko, duhet të miratohet nga Senati. Partia Popullore e kryeministrit Rahoj ka shumicë absolute, ashtu që ajo do të duhej lehtë të kalojë. Ky votim në Senat mund të mbahet më herët më 27 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button