Qeveria Kosovës ndanë 100 mijë dollarë për koalicionin anti-IS

Qeveria e Kosovës ka ndarë një fond prej 100 mijë dollarëve amerikan për koalicionin anti-IS (anti grupit Militant – Shteti Islamik), transmeton REL. 

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme të përkrahë iniciativën për kthimin e banorëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre në Irak dhe Siri, duke ofruar asistencë në deminimin e zonave si dhe ndihmë humanitare në projektet që kanë të bëjnë me strehim, ushqim, shëndetësi, energji dhe nevojave tjera”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Institucionet e Kosovës janë rreshtuar në vazhdimësi në koalicionin e shteteve që e luftojnë të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button