Projekti i UNT-së iu prezantua zëvendës-kryeministrit Hazbi Lika (VIDEO)

Zëvendës-kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Hazbi Lika, sot vizitoi Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ku u prit nga rektori Prof. Dr. Aziz Pollozhani, njofton Portalb.mk.

Temë kryesore e këtij takimi ishte ndërtimi i kompleksit universitar të Universitetit Nënë Tereza. Zëvendës kryeministrit iu prezantua projekti i përzgjedhur ideor i objekti të universitetit. Ai shprehu mbështetjen e tij dhe theksoi se i njëjti do të realizohet në përputhshmëri me dinamikën e paraparë dhe të shënuar në Programin e Qeverisë.

Lika potencoi se Universiteti “Nënë Tereza” do të jetë prioritet në agjendën e politikave arsimore të Qeverisë së re në Maqedoni.

LEXO: Ja si do të duket ndërtesa e Universitetit “Nënë Tereza” (VIDEO)

Siç njoftojnë nga UNT, ai gjithashtu shprehu mbështetjen e plotë të Qeverisë për bashkëpunim të mëtejshëm me Universitetin “Nënë Tereza”, duke hapur kështu rrugë për realizimin e iniciativave dhe projekteve që priten të realizohen në vazhdim.

Rektori Pollozhani e falënderoi zëvendës kryeministrin Lika për vizitën dhe për kontributin e deritanishëm për konsolidimin e gjithmbarshëm të Universitetit “Nënë Tereza”, si dhe për mbështetjen e mëtejshme të këtij institucioni të ri të arsimit të lartë në vendin tonë.

lika-pollozhani (2)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button