Filluan negociatat trepalëshe për formimin e Qeverisë së re të Gjermanisë

Përfaqësues të bllokut konservator të Unionit Demokristian (CDU) dhe Unionit Socialkristian (FDP), të Partisë së Lirë Demoratike Liberale (FDP) dhe të Aleancës e të Gjelbërve, sot i filluan negociatat trepalëshe për formimin e Qeverisë së re të koalicionit në Gjermani.

“Tema kryesore, të këtyre negociatave të para të përbashkëta për formimin e a.q. koalicioni  “Xhamajka”, i quajtur sipas ngjyrave të tre partive – e zezë, e verdhë, dhe e gjelbër, të cilat përputhen me ngjyrat e flamurit të Xhamajkës, sipas paralajmërimeve, do të jenë çështjet për tatimet dhe për buxhetin.

Negociatat për formimin e qeverisë së re të Gjermanisë filluan të mërkurën me takime të ndara të përfaqësuesve të CDU/CSU me liberalët dhe të gjelbrit, ndërsa në bisedimet e sotme trepalëshe është përfshirë kryeministrja ektuale Angela Merkel.

Shefi i grupit ë deputetëve të demokristianëve në Bundestag, Voker Kauder para fillimit të takimit deklaroi se duhet të bëjnë përpjekje për formimin e qeverisë stabile.

Sekretari i përgjithshëm i FDP-sç, Nikolla Ber theksoi se takimi i parë do të drejtohet ndaj gjetjes së pikave të përbashkëta të marrëveshjes për qeverinë e ardhshme të koalicionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button