Paga mesatare neto në gusht 22.912 denarë

Paga mesatare mujore neto e paguar për punëtor në gusht ka qenë 22,912 denarë dhe është rritur për 2,8 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave që sot i publikoi nga Enti Shtetëror i Statistikës, rritja ka të bëjë me rritjen  e pagës neto në sektorët e Minierave dhe guroreve me 32,7 për qind, në Art, argëtim dhe rekreacion me 10,9 për qind dhe në Veprimtaritë  profesionale, shkencore dhe teknike për 9,4 për qind.

Në krahasim me muajin paraprak, rritje të pagës neto ka në  sektorët Miniera dhe guroret për 31,2 për qind, Art, argëtim dhe rekreacion me 10,8 për qind, në seksionin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 3,5 për qind.

Në gusht, paga bruto për të punësuar ishte 33.675 denarë dhe është rritur me 2,7 përqind. 

Të dhënat statistikore tregojnë se në gusht, 1,1 për qind e të punësuarve nuk kanë marrë pagë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button