Në Turqi është dhënë urdhër për arrestimin e 110 personave të akuzuar për lidhje me Gjylenin

Autoritetet turke dhanë urdhër për arrestimin e 110 personave nga kompania e lidhur me lëvizjen e predikuesit islamik Fetullah Gjylen.

Operacioni policorë për arrestimin e të dyshuarve ish udhëheqës dhe partnerë të shtëpisë botuese “Kajnak hollding” u zbatua në Stamboll. Aksione të tilla ka edhe në 24 rajone të tjera të vendit.

“Kajnak holding” u mbyll nga ana e shtetit për shkak të lidhjes me lëvizjen e Gjylenit, i akuzuar për tentimin për grusht shtet në Turqi, në korrik të vitit të kaluar.

Pas tentimit për grusht shtet, qindra kompani si “Kajnak hollding”, shumica prej tyre dhe firma më të vogla, u ndërmorën nga shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button