FDS shpalli çlirimin e Rakës

Forcat demokratike siriane (FDS), të cilat mbështeten nga koalicioni i kryesuar nga SHBA, sot shpallën fitore mbi Shtetin Islamik në qytetin sirian Raka.

Zëdhënësi dhe komandant i FDS-së, Talal Silo deklaroi se Raka është çliruar nga ekstremistët dhe se pushteti zyrtarisht i është dorëzuar këshillit lokal.

“E fituan terrorizimin”, theksoi Silo, i cili mbante konferencë për shtyp në stadiumin e qytetit, të cilin ekstremistët e SHI-së e kanë shndërruar në burg të madh.

Zëdhënësi i FDS-së, dërgoi apel deri te bashkësia ndërkombëtare dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit.

SHI e mori Rakën në janar të vitit 2014 dhe e kishte shpallur kryeqytet të Kalifatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button