fbpx

Goditet me gurë një autobus i NQP, thyhen xhama dhe lëndohet një udhëtare

Një grup njerëzish të moshës prej 16 deri në 20 vjeç kanë qëlluar me gurë një autobus urban nr.55 në mbikalimin afër “Agroservis”it në rrugën për në Haraçinë. Në këtë rast janë thyer dy xhama në anën e majtë të autobusit  dhe xhami i derës së djathtë, ndërsa nga gjuatja e gurit  në kokë është lënduar një udhëtaretë Z.G (45). Me dëmtimin e  autobusit dhe kryerësit kanë shkaktuar dëme materiale prej rreth 61.000 denarë.

“Më 19 tetor, në orën 22:40 E.J. (61) ka denoncuar se në bulevardin “Metodi Andonov-Cento” nëi mbikalimin në “Agroservis) në autobusin nr. 55, i cili ka qarkulluar në linjën – Haraçininë në momentin kur autobusi ishte duke lëvizur në drejtim të fshatit, një grup njerëzish të moshës rreth 16 deri në 20 vjet e kanë goditur me gurë. Nga goditja me një gurë , ishte lënduar Z.G. (45) e cila ka pësuan lëndime dhe menjëherë është transferuar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, kumtoi MPB.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore ajo është lëshuar për kurim shtëpiak. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori publik. Është kryer ekspertizë dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button