fbpx

Mali i Zi ankohet në Serbinë, shkak transporti hekurudhor me Kosovën

Mungesa e një lidhjeje të drejtpërdrejtë hekurudhore me Kosovën e cila nuk ka dalje në det, po kufizon rritjen në portin detar të Barit në Mal të Zi, tha ministri i transportit të  këtij vendi, Osman Nurkoviq.

Sipas tij, rruga e vetme për transportimin e mallrave me rrugë hekurudhore nga Kosova në Bari kalon nëpër territorin e Serbisë dhe Beogradi e bllokon atë duke mos njohur certifikatat e lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Këto komente ai i bëri gjatë një diskutimi në tryezën e rrumbullakët në takimin e Samitit të sipërmarrësve 100 në Shkup.

Ministri malazez në një panel diskutimi mbi liberalizimin e lidhjeve të transportit të mallrave midis vendeve të Evropës Juglindore tha poashtu se Qeveria në Podgoricë  është e gatshme të investojë në zhvillimin e portit të Barit por nuk ka asnjë arsye për ta bërë atë për shkak të siç tha ai mungesës së infrastrukturës së duhur hekurudhore.

“Çështja është thjesht politike dhe tregon se nevojitet vullnet politik për të zgjidhur problemet ekonomike”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button