Qeveria sot do t’i dorëzojë aplikimet kandidatëve për prokuror publik për mendim

Qeveria sot do t’i dorëzojë aplikimet e kandidatëve për prokuror publik te Këshilli i prokurorëve publik i cili duhet të jep mendim pozitiv ose negativ, njofton Portalb.mk.

Në konkurs janë paraqitur 23 kandidat, kjo pozitë është më e parapëlqyer për avokatët. Madje njëmbëdhjetë avokatë janë paraqitur në shpallje.

Këshilli prej kur do ta marrë listën e kandidatëve do të ketë afat të jep mendim pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur. Nëse për arsye justifikuese Këshilli nuk jep mendim atëherë do të ketë afat edhe 15 ditë tjera.

Nëse edhe pas atij afati Këshilli nuk jep mendim, atëherë do të llogaritet si pozitiv.

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk merr mendim pozitiv Këshilli mund t’i propozojë Kuvendit ta përsërit shpalljen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button