Zyrtare, Gjykata e Apelit refuzoi “bombat” edhe për gjashtë raste të PSP-së

Pas publikimit të lajmit të djeshëm nga mediat maqedonase se Gjykata Penale hodhi poshtë “bombat”, gjegjësisht ndaloi përdorimin e tyre si dëshmi edhe për gjashtë raste të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), sot nga Gjykata edhe zyrtarish publikuan vendimin, njofton Portalb.mk.

Pasi që nuk i pranoi bisedat e përgjuara si dëshmi në lëndët “Tender”, “Toplik” dhe “Tortura”, Gjykata ka vendosur që të mos i pranojë “bombat” si dëshmi edhe në gjashtë lëndët si:“Titanik”, “Titanik 2”, “TNT”, “Tank”, “Trevnik” dhe “Tifani”.

PSP thotë se në afatin ligjor do t’i ankimojnë këto vendime.

Gjykata e Apelit paraprakisht duke vepruar për ankesat në PSP për hedhjen poshtë të “bombave” si dëshmi në rastin “Treqind”, por edhe në rastet  për “Dhunën në Qendër”, tanimë ka miratuar vendime të volitshme për Prokurorinë. Për atë është e paqartë pse gjykatësit tjera nga Gjykata Themelore Shkupi 1, në vend që ta ndjekin praktikën gjyqësore, vendosën që edhe më tej të heshtin përpara materialeve të përgjuara.

Gjykata e Apelit në vendimet ka theksuar se bisedat e përgjuara janë pjesë e dëshmive materiale, pasi që formimi i Prokurorisë Speciale, procesverbalet audio nga bisedat telefonike janë të vendosura në rendin juridik të Republikës së Maqedonisë.

Hedhja poshtë e “bombave” nga PSP po ndodh në faza të vlerësimit të akuzave, të cilët për një pjesë më të madhe të tyre, ende vazhdon. Sipas rendit, i cili është publikuar në faqen e internetit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjykatëses Monika Bahçovanovska për vlerësim i kanë rënë lëndët “Lëndina”, “Tifani” dhe “Titanik”, ndërkaq gjykatëses Verka Petkovska “Titanik 2”, Lidija Petrovkës “Tarifa”, ndërkaq në duart e Lenka Davitkovvkës është rasti “Toplik”.

Sipas ligjit për procedurë penale, vlerësimin e akuzave e bën gjykatësi individual kur dënimi me burg është më i vogël se 10 vite, ndërkaq kur mund të ketë dënim më të madh atëherë, atëherë vendos Këshilli i Gjykatësve. Gjatë vlerësimit, gjykatësi individual ose Këshilli mund të vendosin që ta miratojnë akuzën, ta hedhin poshtë ose nëse konstatohen gabime teknike ta kthejnë pas te prokurori për t’u rregulluar.

Këshilli në afat prej 8 ditëve nga pranimi i ankesave kundër akuzës, duhet që të caktojë seancë për vlerësim.

Nëse akuza është e miratuar, diskutimi kryesor do të caktohet në afat prej 30 ditëve nga pranimi i akuzës, ose 60 ditë nëse bëhet fjalë për vepra të krimit të organizuar.

PSP në fund të qershorit deri te Gjykata Penale ka dorëzuar 17 akuza, për 18 lëndë, në të cilën të akuzuarit kryesor janë nga kreu i VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button