MPB: Pas rrahjes së mbrëmshme në autobus, 10 persona janë ftuar për bisedë në polici mes të cilëve 7 të rinj

Në lidhje me ngjarjen e djeshme me prishjen e rendit dhe qetësisë publike që ndodhi në bulevardin “Kërste Misirkov” në autobusin e Ndërmarrjes Publike të Komunikacionit numër 50, ku kanë marrë pjesë dhjetë persona, në stacionin policor “Bit Pazar” është biseduar me të dhjetë personat mes të cilëve shtatë të mitur dhe tre të mëdhenj, mes tyre edhe vozitësi i autobusit, njoftojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

Lëndime trupore kanë marrë tre persona dhe të njëjtët me ndihmën mjekësore në Qendër urgjente janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Nga ana e MPB-së Shkup po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button