Skandali i Tarçullovskit, deklarohen nga Qeveria e Maqedonisë

Skandalin me Johan Tarçullovskin i cili erdhi pas publikimit të dokumentit të qeverisë BDI-VMRO shihet se në muaj iu kanë ndarë 5000 euro nga buxheti qeveritar, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski e konfirmoi autenticitetin e këtij dokumenti duke thënë se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit, raporton Portalb.mk.

“Në këtë moment presim që të marrim të gjitha të dhënat në lidhje me rastin e Johan Tarçullovskit dhe arritjes së kësaj marrëveshje.  Ajo çfarë dijmë është se kjo marrëveshje e arritur dhe që doli në publik është autentik megjithatë presim që të marrim informatat për tërë rastin sepse nuk mund të veprohet aq shpejtë. Në momentin që do ti marrim të dhënat do ti analizojmë që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur arritja e marrëveshjes. Pas kësaj ne do të informojmë opinionin e gjërë për këtë marrëveshje”, tha Boshnjakovski.

Pëndryshe, ditë më parë mediat publikuan dokumentin që tregoi se gjatë vitit 2011, me vendim të Qeverisë BDI-VMRO, nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë janë ndarë nga 5000 euro në muaj për Tarçullovskin, apo në total 60 mijë euro në vit.

Por skandali me Tarçullovskin shkoi duke u thelluar, pasi që  Sonja Tarçullovska, bashkëshortja e Tarçullovskit, përmes një letre të hapur e ka pranuar se qeveria VMRO-BDI i ka dhënë nga 5.000 euro në muaj dhe se këto para janë marrë për 8 vjet radhazi.

“Ja unë do t’ua them. Në periudhën prej 8 viteve deri sa Johan Tarçullovski vuante burgun, çdo vit shteti na jepte kompensim prej 5.000 eurove”, ka shkruar Tarçullovska.

Ndryshe, Johan Tarçullovski ishte i dënuar për krime lufte, në prill të 2014-s u lirua nga burgu në Gjermani, pasi ka përfunduar 2/3 e burgut që ka qenë kusht për lirimin e tij të parakohshëm ndërsa ka vuajtur dënimin për masakrën e Lubotenit në vitin 2001 ku ishin vrarë shtatë civilë shqiptarë. Ai u burgos më 15 mars të vitit 2005 dhe nga 12 vitet burg të caktuara nga Gjykata e Hagës ai vuajti 8 vite.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button