Ish kryetari i Aerodromit përsëri ka vendosur drita rrotulluese policore në veturë

Ish kryetari i Komunës së Aerodromit, Ivica Konveski, dje ka marrë kallëzim penal pasi që është ndalur nga policia e trafikut pasi që në pjesën e përparme të veturës “BMË”, ka vendosur drita rotulluese, njofton Portalb.mk.

Përpara një jave, gazetari Sashe Ivanovski në portalin e tij “Maktel” publikoi një video-intervistë me Konevski, në të cilën shihej se si automobili i tij është parkuar në vend të gabuar dhe ka drita rrotulluese. Atëherë, Konevski i hoqi, por përsëri i ka vendosur. Gjatë kontrollit të djeshëm, policët në vendngjarje ia kanë hequr dritat rrotulluese.

“Shfrytëzimin e pajisjeve për dhënien e dritave dhe zërave specifik mund ta përdorin vetëm veturat me të cilat policia ose policia ushtarake kryejnë përcjellje, këso mjete mund të vendosen dhe të shfrytëzohen në vetura me akt të caktuar nga Qeveria e Maqedonisë, por edhe të veturat me të drejtë prioritare kalimi. Këto pajisje mund të vendosen gjithashtu te veturat  zyrtare që përdoren nga Prokuroria Publike për kryerjen e ekspertizave, për veturat e caktuara zyrtare të Policisë Financiare dhe me ligj te personat e caktuar të Drejtorisë Doganore të cilët punojnë në zbulimin e veprave penale dhe te Ministria e Drejtësisë të cilët transportojnë persona të akuzuar ose të dënuar për vepra penale”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button