Projekte të mëdha infrastrukturore për lëvizje të lirë dhe të shpejtë në rajon, porositën nga SAMIT-i 100

Në ngjarjen e gjashtë vjetore të SAMIT-it 100 për liderët e biznesit të EJL-së, fokus i së cilës ishte “Ndërlidhja” e rajonit si bazë për përforcimin e bashkëpunimit përmes ndërlidhjes ekonomike dhe transportuese, por edhe koordinimi dhe stabiliteti politik, u konkludua se nevojiten projekte të mëdha infrastrukturore të cilat do të mundësojnë lëvizje të lirë dhe më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, si dhe digjitalizim i cili është shtytës i ndryshimeve.

Samiti u mbajt më datën 16-të dhe 17-të tetor në Shkup në të cilin morën pjesë më shumë se 150-të përfaqësues eminent të biznes sektorit nga EJL, kryeministra prej katër vendeve dhe delegacione të tyre, delegacione të BE-së, ministra dhe institucione ndërkombëtare financiare dhe më shumë se 120 gazetarë të akredituar prej tetë vendeve të Evropës Juglindore.

“Në ditën e tretë pas përfundimit të SAMIT-it 100, pasi i përmblodhëm përshtypjet nga kjo ngjarje e rëndësishme rajonale, me siguri mund të them se si rajon vërtet kemi potencial të madh – të prodhimit të ushqimit, i cili mund të ngrihet në një nivel më të lartë të përpunimit, standardeve, deri te potencialet energjetike të rajonit të cilat ende nuk janë mjaftueshëm të shfrytëzuara para se gjithash në burimet ripërtëritëse të energjisë, deri te turizmi dhe ajo që kemi ta ofrojmë në tregun global, por e cila është në nivel bazë. Vërtet ka shumë që na ndërlidh të gjithëve nga ky rajon, duke filluar nga historia, gjuha, dhe përcaktimi gjeografik, e deri te ekonomia dhe nuk ka dilemë se rruga e vetme e drejtë të arrijmë deri te efektet maksimale të këtyre potencialeve është pikërisht bashkëpunimi rajonal. Në mënyrë shtesë , rëndësi të posaçme ka parandalimi i të a.q. ‘largimi i intelektualëve’ dhe t’i shfrytëzojmë përparësitë e digjitalizimit, me qëllim që në ndonjë mënyrë të kemi sukses ta ndryshojmë gjithçka”, deklaroi Jelena Raduloviq drejtore programore e SAMIT100.

Fjalim në SAMIT100 kishte edhe eurokomisarja për Transport, Violeta Bluc e cila tha se rëndësi kyçe për rajonin ka integrimi i tij në BE dhe se vendet nga Ballkani Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë daljen e BE-së nga kriza.

Në SAMIT-in 100 gjithashtu u diskutua edhe rëndësia e projektit “Free cargo” i cili paraqet nismë për transport të lirë të mallrave  nëpër rajon dhe i cili do të mundësojë qarkullim të transportit të mallit pa kontrolle të gjata kufitare, përfaqësim dhe formalitete doganore në kufijtë shtetëror, me zbatimin e dispozitave përkatëse evropiane për transport të mallrave.

Në suaza të SAMIT-it 100 u nënshkrua edhe Memorandum për bashkëpunim mes platformës rajonale SAMIT100 dhe Forumit të odës investuese të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor (WB6, CIF) – trup për bashkëpunim rajonal i odave të Maqedonisë, Serbisë. Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës e Hercegovinës dhe Malit të Zi, qëllimi i së cilit është t’i bashkojë forcat e sektorit privat në bashkëpunimin e mëtejmë rajonal, të zgjeruar me Slloveninë dhe Kroacinë, i cili do të rezultojë në përmirësimin e konkurrencës në tërë rajonin dhe do të mundësojë standard më të mirë jetësor të të gjithë njerëzve nga ky rajon.

Në SAMIT-in 100 u paralajmërua edhe fillimi i projektit “E-Shkupi” si vazhdim i projektit “EDISON” i cili është projekt rajonal për elektrifikimin e autostradave në rajon dhe ka për qëllim të sigurojë mobilitet masiv të pranueshëm elektrik në rajon përmes zgjidhjeve të zhvilluara rajonale dhe të veprojë si qendër inovative e BE-së.

Në SAMIT-in 100 në Shkup, u regjistruan gjithsej 249 pjesëmarrës prej 12 vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button