Në Qeverinë e Maqedonisë shpërbërja qeveritare nuk është temë diskutimi (VIDEO)

Deklaratën e Bujar Osmanit të BDI-së ku thuhet se pas arritjes së koalicionit për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni ndërmjet Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe Lëvizjes BESA, do të diskutohet përbërja e Qeverisë, sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski i hodhi poshtë dhe tha se kjo çështje nuk është temë diskutimi për momentin, raporton Portalb.mk.

“Kjo çështje ju dedikohet subjekteve politike të cilat janë pjesë e koalicionit qeveritar  dhe gjithashtu në këtë moment mund të them se kjo çështje nuk është temë diskutimi i Qeverisë së Maqedonisë”, tha Boshnjakovski.

Ndërkaq, ditë më parë nga Aleanca për Shqiptarët, Elmi Aziri tha se për pozitën e partisë së tij në Qeverinë e Maqedonisë nuk vendos askush.

“Askush nuk e vendos për pozitën e Aleancës për Shqiptarët në skenën politike në Maqedoni dhe as për pozitën e saj në Qeverinë e Maqedonisë. ASH-ja është pjesë e Qeverisë sepse ka qenë iniciatore dhe zëri kryesor i nevojës për reforma në bllokun politik shqiptar. Jemi të përkushtuar që edhe më tej t’i vazhdojmë dhe t’i zhvillojmë reformat gjithandej në institucionet rreth dhe në shoqërinë e Maqedonisë”, tha Aziri.

Këto qëndrime vijnë pasi që nga BDI, Bujar Osmani tha se meqë koalicioni ASH-BESA është koalicion me parti opozitare, do të vendoset se çfarë do të ndodh me tutje me përbërjen qeveritare.

“Meqë bëhet fjalë për koalicion me parti opozitare ku kemi spekulime se kemi koalicione edhe me parti maqedonase në tërë atë grup, mendoj se partnerët koalicionues qeveritar do të ulen dhe do të sjellin vendim se çfarë do të ndodh më tutje”, tha Osmani.

Përndryshe, këto përplasjesh partiake dhe spekulimesh mediatike për shpërbërjen e Qeverisë së Maqedonisë vijnë pasi që partia në qeveri, Aleanca për Shqiptarët në krye me Ziadin Selën dhe ajo e Lëvizjes BESA në krye me Bilall Kasamin arritën marrëveshje për përkrahje në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Kjo përkrahje, siç e quajtën nga ASH dhe BESA ka për qëllim rrëzimin e së keqes tjetër të pushtetit 12-vjeçar, BDI-VMRO në pushtetin lokal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button