Itali, kapet gomonia me 1.5 ton marijuanë, dy shqiptarë në pranga (Video)

Guardia Di Finanza në Itali ka publikuar sot një informacion për sekuestrimin e 1.5 ton marijuanë, ndërsa në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë.

Sipas njoftimit të Guardia Di Finanza të Barit operacioni është zhvilluar të mërkurën rreth orës 14:00, kur kanë pikasur një mjet lundrues që po ecte me shpejtësi, transmeton Kohajone.

Policia është vënë në ndjekje të skafit dhe në pranga u vunë dy skafisët shqiptarë V.L 31 vjeç dhe T.N 26 vjeç, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Marijuana ishte e ndarë në 64 pako me peshë totale 1505.30 kg, e cila nëse do të hidhej në tregun e pakicës do të kapte vlerën e 15 milionë eurove.

Ndërkohë në Ferara u sekuestruan rreh 2 tonë marijuanë në bordin e dy furgonave në afërsi të zonës bregdetare Lido di Spina në provincën e Ferraras. Gjatë operacionit u arrestua dhe korrieri i drogës shqiptari R.R 19 vjeç nga Vlora.

Në bordin e fugonave policia italiane sekuestroi rreth 2041 kg marijuanë, 10 kg hashash të konfeksionuara në 90 thasë të mëdhenj. Vlera e shitjes do t’i sillte trafikantëve një përfitim që do të kapërcente 20 milionë euro. Dy furgonat rezultojë të marrë me qira në Itali.

Sipas Guardia Di Finanza që nga fillimi 2017 janë sekuestruar më shmë se 32 ton marijuanë e transportuar nga deti, janë arrestuar 47 kontrabandistë dhe janë sekuestruar 24 mjete lundruese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button