fbpx

Grujovski dhe Boshkovski përpara Gjykatës së Greqisë për pasaporta e rrejshme

Ish shefat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, sot pritet menjëherë të gjykohen në Selanik të Greqisë për posedimin e pasaportave të rrejshme më të cilat kanë qëndruar në Greqi, njofton Portalb.mk.

Grujovski dhe Boshkovski në deklaratën e dhënë përpara Gjykatës së Greqisë kanë kërkuar që të mos i ekstradojnë në Maqedoni pasi që janë frikësuar për jetët e tyre.

Ata i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër tyre dhe kanë thënë se janë  viktima të ndjekjes politike. Sipas të arratisurve të cilët janë kërkuar me fletë-arrest ndërkombëtare, janë të rrezikuar nga funksionarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Goran Grujovski
Goran Grujovski

“Edhe pse Maqedonia dhe Greqia nuk kanë marrëveshje të veçantë për ekstradim, Ministria e Drejtësisë në bazë të Konventës Evropiane për Ekstradim duhet që të mbledh dokumente nga gjykatat për lëndët “Target Fortesa” dhe “Fortesa 2”, në të cilat Grujovski dhe Boshkovski janë të akuzuar për përgjim të paligjshëm dhe shkatërrim të dëshmive lidhur me ndjekjen e paligjshme të komunikimeve dhe t’i dërgojë deri te Ministria e Drejtësisë së Greqisë.

Ndryshe Grujovski dhe Boshkovski u arrestuan pardje në Aeroportin e Selanikut me identitetet Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan.

Lokacioni u është ditur më shumë  se një muaj, pasi që kanë hyrë në kontakt me disa persona në Maqedoni, por nuk dihet arsye se për çfarë kanë komunikuar  Grujovski dhe Boshkovski me personat që u kanë ndihmuar në aspektin logjistik në Maqedoni dhe cili ka qenë roli i tyre dhe a kanë marrë ndonjë ndihmë.

Grujovski dhe Boshkovski nga Selaniku do të duhej të shkojë në Budapest të Hungarisë. Pasaportat e falsifikuar kanë qenë elementi kryesor që autoritet i kanë arrestuar dhe më pas e kanë vërtetuar identitetin e vërtetë.

Grujovski dhe Boshkovski nga 18 korriku, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë paraburgim, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2″. Gjykata e Apelit në Shkup vendimin për paraburgimin e tyre e dha më 18 korrik, por ai nuk hyri në fuqi menjëherë pasi që pritej vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila vendimin e shpalli më 26 korrik rreth orës 14. Procedura e nevojshme për vendim të arrestimit nga MPB zgjati 7 orë, kohë e mjaftueshme që Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski të arratisen.

Goran Grujoski për t’u arratisur ka përdorur identitet tjetër, atë të kolegut të tij polic, Vlladimir Varellov. Pasaportë me emër të Vlladimir Varellovit kurse me fotografi të Goran Grujoskit është përpunuar në MPB dhe ky i fundit me po të njëjtën ka udhëtuar për në Bullgari para shqyrtimit të masës së paraburgimit.

Grujoski është i akuzuar për vepra penale “shoqërim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button