Maqedoni, të lodhur nga zgjedhjet? Ja disa nga arsyet pse votuan më pak se para 4 viteve

Numri i banoreve të cilët votuan në këtë zgjedhje lokale në raundin e parë është më i vogël se ai që votuan në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Nga Impact Institute for Research (Instituti për Hulumtime), Samet Shabani për Portalb.mk, sqaron se kjo dukuri apo apati mund të jetë rezultat i asaj se për popullin zgjedhjet lokale nuk janë edhe aq të rëndësishme sa ato parlamentare.

“Nëse e shikojmë nën prizmën e historisë politike të Maqedonisë, dalja në votime për zgjedhje lokale çdoherë është më e vogël nga ajo parlamentarja. Në këtë aspekt dalja e ulët edhe në zgjedhjet e javës së kaluar është një pritje reale. Sipas mendimit tim, kjo dukuri ndodh shkak faktit që pushteti qendror në Maqedoni ka ndikim (edhe ‘de facto’ edhe ‘de jure’) të madh mbi pushtetin lokal. Andaj perceptimi i përgjithshëm ndaj zgjedhjeve lokale është se nuk janë shumë të rëndësishme”, tha për Portalb, Shabani.zgjedhje maqedoni votim

Ai thekson se pa-rregullsitë e shkaktuara në planet urbanistike nga ndërtimet masive si fenomen i viteve të fundit mbarë Maqedonisë dhe korrupsioni i shtuar në nivel lokal, paralelisht me krizën politike në vitet e fundit, ndikoi që në përgjithësi tek opinioni publik të humbet besueshmëria ndaj politikave lokale.

“Nëse e analizojmë nën prizmën e krahasimit me daljen në vitin 2013, mendoj se jorregullsitë e shkaktuara në planet urbanistike nga ndërtimet masive si fenomen i viteve të fundit mbarë Maqedonisë dhe korrupsioni i shtuar në nivel lokal, paralelisht me krizën politike në vitet e fundit, ndikoi që në përgjithësi tek opinioni publik të humbet besueshmëria ndaj politikave lokale. Kjo vërehet sidomos në rezultatet e komunave të banuara kryesisht nga përkatësia etnike shqiptare. Sidoqoftë, mendoj se koalicionimi aktual i Aleancës së Shqiptarëve me Lëvizjen Besa për rrethin e dytë të zgjedhjeve (përveç kësaj duhet konsideruar edhe përkrahjen e mundshme vullnetare të Partisë Demokratike Shqiptare) si dhe përpjekja e Bashkimit Demokratik për Integrimit për të mos humbur komunat në ballotazh, do ta nxitë një pjesëmarrje masive në rrethin e dytë të zgjedhjeve”, shtoi Shabani.

Sipas tij faktor tjetër i rënies së numrit të votuesve në këtë zgjedhje, gjithashtu vlen të theksohet fakti se tek qytetarët me përkatësi etnike maqedonase ka pasur një bojkot masiv ndaj VMRO DPMNE-së.

“Si një faktor tjetër i rënies së numrit të votuesve në këtë zgjedhje, gjithashtu vlen të theksohet fakti se tek qytetarët Zgjedhje lokale 2017me përkatësi etnike maqedonase ka pasur një bojkot masiv ndaj VMRO DPMNE-s, e cila nga 450,000 votues në zgjedhjet parlamentare në Dhjetor 2016 pësoi një rënie drastike në 335,000 vota. Domethënë në një periudhë 10 mujorshe bëhet fjalë për një diferencë (të rrumbullaksuar) të 115,000 votash, që në përqindje përbën 9-10% të gjithsej numrit të votuesve në shtet. Kjo ndodhi shkak disfatës politike të udhëheqësisë oligarke të vet partisë (mos arritja e formimit të qeverisë dhe si përfundim shkarkimet e nëpunësve publik me lidhshmëri partiake), që në rrethanat shoqërore sikurse ajo në Maqedoni ku kultura e votimit kryesisht bazohet në përfitime personale (punësim, avancim biznesi, karrierë, etj.) ose klientalizëm, paraqiti frustrim tek votuesit oportunist të kësaj partie”, tha Shabani.

Ndërkaq, numri i votuesve në Maqedoni është shtuar për 71.241 votues në krahasim me vitin 2013, dalja e përgjithshme në votime ka qenë më e ulët. Aktualisht numri përgjithshëm i votuesve është 1.814.644, ndërsa gjithsej në rrethin e parë kanë votuar 1.069.163., njofton Portalb.mk.

LEXO: Maqedoni rritet numri i votuesve, por ata nuk votojnë, ja dallimi me vitin 2013 (FOTO)

Dalja perfundimtare e komunave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button