CIVIL: Administrata zgjedhore e shkaktoi numrin më të madh të parregullsive

Qendra për Liri ka përgatitur raport për parregullsitë nga monitorimi zgjedhor dhe e dorëzoi në Komisionin Shtetëror Zgjedhor më 17 tetor, në ora 17:10. Kjo është vetëm raport dhe jo ankesë, sepse organizatat e shoqërisë qytetare nuk janë të autorizuara për dorëzim të ankesave, por këtë mund ta bëjnë vetëm bartësit e listave të kandidatëve dhe qytetaret dhe qytetarët. Megjithatë, Civili dorëzon raport deri në KSHZ në afatin ligjor për ankesa, me shpresa se ky institucion do të veprojë sipas kompetencave dhe në bazë të informatave tona, do të merr masa përkatëse në korniza të ligjit. Një gjë e këtillë nuk ndodhi në zgjedhjet e vitit të kaluar, shkruan Civilalb.info.

Civili ka zbatuar seleksionimin dhe verifikimin e rreptë të mbi 240 raporteve të përpunuara për parregullsi zgjedhore, të dërguara deri te Trupi Koordinues për zgjedhje i organizatës në ditën e heshtjes zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve. Ekipi analitik ka ndarë gjithsej 199 raporte në të cilat dëshmohet për shkelje të heshtjes zgjedhore, presione dhe kërcënime, sjellje joligjore të bordit zgjedhor, probleme me Listën e Votuesve, votim familjar dhe grupor, shkelje të fshehtësisë së votimit, tejkalim të autorizimeve, ryshfet votues dhe dhunë.

Tabela 1

    Klasifikim i ngjarjes

Klasifikim i ngjarjes n %
1 Veprim i paligjshëm i KZ 56 28,14
2 Tjera 44 22,11
3 Probleme me Listën e Votuesve 21 10,55
4 Votim familjar dhe grupor 19 9,55
5 Shkelje e fshehtësisë së votimit 18 9,05
6 Shkelje e heshtjes zgjedhore 17 8,53
7 Kërcënime dhe presione 7 3,52
8 Pengesa në punën e vëzhguesve 4 2,01
9 Pengim i votimit 4 2,01
10 Ryshfet i votuesve 4 2,01
11 Tejkalim i autorizimeve 3 1,51
12 Dhunë 2 1,01
 Total 199 100

numri i paraqitjeve nga terreni

Sipas statistikave të Civilit, numri më i madh i parregullsive shënohen në kategorinë “Veprim joligjor i Këshillit Zgjedhor (KZ), respektivisht 28,14%. Në gjashtë raste, vëzhgues të akredituar në ditën e zgjedhjeve janë përfshirë në ndonjë parregullsi zgjedhore, votuesit janë përfshirë në 14,54% nga raportet e dorëzuara për parregullsi zgjedhore, ndërsa janë shënuar edhe 2 raste të dhunës.

Kategoria “Tjera” në Tabelën 1. Përfshin 44 raste të problemeve me materialin zgjedhor, siç janë numri dhe cilësia e fletëvotimeve, mosfunksionimi i UV llambave, mospasja e qasjes deri në vendvotimet, vendosja e keqe e paravanëve për personat me aftë si të kufizuara dhe një varg problemesh tjera që janë në mënyrë të tërthortë të lidhura me performancat e këqija të administratës zgjedhore, duke e përfshirë KSHZ dhe Komisionet Komunale Zgjedhore.

Nga ana tjetër, siç ishte e theksuar edhe në konferencat për shtyp të Civilit gjatë ditës së zgjedhjeve, si dhe në konferencën për shtyp menjëherë pas zgjedhjeve, një pjesë e madhe e këshillave zgjedhore ishin të detyruar të tregojnë shumë kreativitet dhe durim, që të zbatohen zgjedhjet. I pritnin fletëvotimet me gërshërë, qëndronin para kutive që t’u shpjegojnë votuesve ku ti vendosin fletëvotimet, sepse ishin të paqarta dhe me ngjyra të ngjashme, disa stilolapsa nuk funksiononin, nuk punonin UV llambat, duhej t’i rinumërojnë të gjitha fletëvotimet, dhe shumë veprime tjera.

Edhe pse duhet të jetë përgatitje rutine, pas kaq proceseve zgjedhore të zbatuara, KSHZ këtë herë përgatiti material zgjedhor i cili ishte sfidë serioze për të gjithë, e në masë më të madhe për votuesit dhe këshillat zgjedhore.

Megjithatë, një numër i madh i këshillave zgjedhore nuk e kryenin detyrën e tyre sipas procedurave dhe ligjit. Më saktë, në pyetjen “Kush e shkaktoi parregullsinë?” në sistemin e Civilit për regjistrimin e të dhënave nga terreni, administrata zgjedhore është vepruesi më i shpeshtë. Madje në 121 raporte flitet për administratën zgjedhore ( nga KSHZ deri te këshillat zgjedhore) si përgjegjëse për parregullsitë, respektivisht 60, 80% nga raportet e dorëzuara në KSHZ.

Përsëri, si dhe në proceset e kaluara zgjedhore,  vëzhguesit tonë shënojnë se anëtarë ose udhëheqës të këshillave zgjedhorë  ashpër i shkelin procedurat dhe Kodin Zgjedhor. Një pjesë nga ato janë shënuar si -agjitim ose bashkëpunim me shtabet partiake në mobilizim të votuesve. Gjithashtu, ata në disa raste, të shënuara nga vëzhguesit e Civilit, e lëndojnë të drejtën e votimit me shënim joadekuat të spërkatësit ndaj votuesve të cilët pastaj zbulojnë se nuk gjenden në Listën e Votuesve në atë vendvotim, që më pastaj ata të pamundësohen të votojnë në vendvotimin përkatës.

Një pjesë e këshillave zgjedhore bëjnë gabime të trasha edhe për arsye të mosnjohjes së procedurave. Civili dhe para zgjedhjeve alarmoi se KSHZ dhe komisionet komunale zgjedhore nuk mundësojnë trajnim cilësor për anëtarët e këshillave zgjedhore, përkundër përgatitjeve të shtrenjta dhe të gjata të materialit edukativ ( video, doracakë…).

Në raportin parazgjedhor të Civilit, mes tjerash qëndron se: “Komisionet Komunale Zgjedhore të cilat duheshin t’i trajnojnë anëtarët e Këshillave Zgjedhore nuk i kushtuan kohë të duhur trajnimit. Vlerësojmë se nuk mjaftojnë 30 minuta, nga të cilat, 10 janë prezantim i shkurtë, e pasta video projektim nga i cili anëtarët e KZ arrijnë deri te dijenitë, gjegjësisht, instrukcione për veprime përkatëse në ditën e zgjedhjeve. Kjo nuk mjafton dhe përsëri do të gjendemi në situatë në të cilën anëtarët e KZ madje edhe pa qëllim do të duhet t’i shkelin procedurat dhe ligjin sepse nuk kanë informata të mjaftueshme.”

Sa i përket të drejtës së votimit, kjo edhe në këto zgjedhje ishte e lënduar në disa qindra raste, kur një pjesë e qytetareve dhe qytetarëve nuk kishin mundësi ta realizojnë të drejtën e tyre fundamentale njerëzore – të drejtën e votimit. Në raportin parazgjedhor të Civilit, alarmohej: “Kemi mbi 120 raste  të votuesve të “zhdukur” nga Lista e Votuesve. Shohim shumë raste indikativë dhe simptomatike se KSHZ, respektivisht administrata nuk arrin t’u përgjigjet kërkesave të qytetareve dhe qytetarëve.” Për më tej, Civili e kritikoi arrogancën e institucioneve me konstatimin:

“Pasi që pamë rast, gjegjësisht, presedan ligjor, kur në kohë të zgjedhjeve, në kundërshtim me parimet e standardeve ndryshohet ligji, ndryshohet edhe struktura e KSHZ, atëherë mundeshin të gjinden resurse dhe kohë të zgjidhet problemi me qytetaret dhe qytetarët të cilët në ditën e zgjedhjeve eventualisht  nuk do të mund të gjenden në Listën e Votuesve. Nuk duhet të shkohet tepër larg, mjafton të shihen përvojat Kroate dhe të shihet se ka mundësi për thjeshtësimin e mundësimit të së drejtës votuese qytetareve dhe qytetarëve. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe shkelje e ligjit. Madje edhe një rast i tillë do të jetë lëndim serioz i të drejtave fundamentale të njeriut.”

Këto parashikime u realizuan.

Aktivistët e partive politike kishin të bëjnë sikur nuk ekziston ndalesë për veprim partiak në kohë të heshtjes zgjedhore. Ata, thjeshtë, nuk e ndërprenë fushatën, dhe janë të shënuara edhe raste të presioneve dhe kërcënimeve partiake, agjitim, mobilizim dhe transport i votuesve, si dhe ryshfet. Ndahet rasti kur janë regjistruar aktivistë partiakë të cilët në mes të ditës kanë ngjitur pllakate në një nga rrugët kryesore në komunën Butel.

Tabela 2

Kush e shkaktoi parregullsinë n %
1 Administrata Zgjedhore 121 60,80
2 Parti 32 16,08
3 Votues 29 14,57
4 Tjera 9 4,52
5 Vëzhgues 6 3,02
6 Administrata 2 1,01
Total 199 100

Numri i paraqitjeve

Në Aerodrom priteshin parregullsi zgjedhore, sipas përvojës paraprake nga monitorimi zgjedhor i Civilit, gjë që edhe u realizua. Në raportin e parë, Civili paraqet 22 raste të parregullsive zgjedhore pikërisht në këtë komunë. Ato raste nënkuptojnë veprim joligjor të administratës zgjedhore, partive dhe aktivistëve të partive, votim familjar dhe grupor…Në Kumanovë janë regjistruar 14 raste të parregullsive  zgjedhore edhe atë më tepër për sjellje joligjore të këshillave zgjedhorë, votim familjar dhe grupor dhe probleme me listën e votuesve.

Tabela 3 e paraqet numrin e raporteve për parregullsi zgjedhore sipas komunave. Civili përkujton se këto janë të dhëna nga 199 raporte nga terreni më në fund të miratuara. Raportet tjera përpunohen, por nuk pritet ndryshim serioz në statistikën përfundimtare. Ndërkohë, Civili boton raporte të veçanta  të cilat flasin për parregullsitë zgjedhore në detaje.

Tabela 3

                           Komuna

Komuna n
1 Aerodrom 22
2 Berovë 2
3 Manastir 4
4 Butel 4
5 Vallandovë 1
6 Veles 4
7 Vrapçisht 2
8 Gazi Babë 13
9 Gjorçe Petrov 4
10 Gostivar 5
11 Demir Hisar 3
12 Dellçevë 1
13 Kapishtec 1
14 Karposh 11
15 Kisella Vodë 8
16 Kisella Vodë (Draçevë) 1
17 Kërçovë 10
18 Kriva Pallankë 3
19 Kumanovë 14
20 Likovë 4
21 Llozovë 2
22 Negotinë 3
23 Novo Sellë 1
24 Ohër 1
25 Petroves 2
26 Prilep 7
27 Probishtip 1
28 Resnjë 7
29 Rostushë 2
30 Saraj 12
31 Sveti Nikollë 2
32 Shkup 1
33 Strugë 1
34 Tetovë 5
35 Qendër 12
36 Çair 6
37 Çashkë 3
38 Shtip 5
39 Shuto Orizarë 3
40 / 6
total 199

numri i paraqitjeve sipas komunave

Sipas metodologjisë së miratuar nga Civili, çdo gjë që vjen si raport nga terreni, përpunohet dhe menjëherë publikohet përmes platformave mediatike CIVIL Media dhe është në dispozitë për opinionin, që do të thotë se raportet e Civilit vazhdimisht mbindërtohen me të dhëna të reja dhe japin pasqyrë detajore dhe gjithëpërfshirëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button