Rikthehet stili i flokëve i viteve ‘80 (Foto)

Këtë sezon është i veçantë rikthimi i këtij stili, i quajtur mullet. Bëhet fjalë për prerjen mashkullore, i shkurtër para dhe i gjatë pas, që rikthehet si tendencë, transmeton Top Channel.

Mashkullor në lindje si stil, por i adoptuar nga femrat, mullet vjen nga vitet e famshme ’80. Në fakt është adoptuar që në pasarelat e sezonit të kaluar, i kthyer dhe në vjeshtë-dimër 2017-2018, modeli i flokëve të David Bowie e Bono Vox duket se nuk do të perëndojë kurrë.

I projektuar si trend, forma e saj asimetrike, vjedh shpirtin e femrave të vendosura, të sigurta që kërkojnë diçka më shumë. Parukierët e njohur thonë se kjo lloj prerje nuk i përshtate kujtdo, pasi është refleksion i një personaliteti të fortë dhe ndryshe nga e zakonshmja.

Ndërsa përsa i përket llojit të flokut do ishte mirë që të mos ishte floku i denduar dhe i trashë, pasi krijon volum dhe prerja ka tendencën të fryhet e të humbasë formën. Prandaj kjo prerje ka lindur në Evropën Veriore ku nga natyra njerëzit kanë flokë të hollë dhe të imët.

Flokët, rikthehet stili i viteve ‘80

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button