Kadri Veseli: Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, çështje muajsh

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, njëherit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, tha se vendimi i për themelimin e ushtrisë së Kosovës do të bëhet në partneritet me ShBA-në.
(I plotësuar) – “Vendimi për themelimin e ushtrisë është në koordinim me partnerët tanë SHBA-të dhe parterë të tjerë të NATO-së, në momentin që do të marrim dritën e gjelbër, ne do ta kryejmë. Është çështje muajsh. 100 % qind është e sigurt se Kosova do të ketë ushtrinë, nuk ka kthim mbrapa aq sa është sovraniteti i Kosovës”, theksoi ai për RTK-në.

Veseli:Vetingu për Kosovën është proces i domosdoshëm

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, njëherit kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli tha se procesi i vetingut për të pastruar figurat që punojnë në sistemin e Kosovës është i domosdoshëm.

“Procesi i Vetingut është i mundshëm dhe i domosdoshmesh dhe ky proces do të ndodh. Do të fillojë nga politika. Qytetarët kanë nevojë të dinë se kush i përfaqëson. Me këtë do të dihet pastërtia e politikanit, të shikohet prejardhja e pasurisë”, tha Veseli sonte në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës(RTK).

Veseli ka premtuar se do të ketë reforma në sistemin e drejtësisë. Veseli vlerësoi se ka pasur pa drejtësi në shumë procese. Sipas tij nuk duhet që disa lëndë të presin me vite, kurse të tjerat kryhen për disa ditë. “Qytetarët tanë duhet të kenë besim në institucionet e Kosovës”, tha Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button