Ja çfarë kanë biseduar në takim Teuta Arifi me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot ka realizuar takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Në këtë takim, siç shprehet kryetarja e Tetovës, Arifi është biseduar për zhvillimet politike në Maqedoni dhe rrjedhës së procesit zgjedhor.

“Në Tiranë realizova takim edhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. Biseduam rreth zhvillimeve politike në Maqedoni dhe rrjedhës së procesit zgjedhor. Shprehja e lirë e vullnetit të qytetarëve është dhe mbetet një nga shtyllat kryesore demokratike të një shoqërie, e cila tenton progresin e qëndrushëm dhe integrimin në Europë. Shqiptarët kudo që janë janë të bashkuar rreth këtij koncepti dhe e kanë të dëshmuar orientimin dhe bindjen e tyre pro-europiane”, tha Arifi

Ajo në kuadër të vizitës së saj në Tiranë u takua edhe me kryebashkiakun Erion Veliaj për të biseduar rreth aktivitetit të rradhës së Lidhjes së bashkive shqiptare në rajon, ku përveç Tiranës bëjnë pjesë edhe komunat e Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës.

“Nëntori është muaji kur bashkë do të mbajmë takimin e dytë të Lidhjes, për të koordinuar masat konkrete me të cilat do të përmirësonim aspektet praktike të shërbimeve komunale në bashkitë që drejtojmë. Ndarja e eksperiencave pozitive do të ndihmonte secilin prej nesh për të arritur rezultate, dhe për të qenë më efikas në ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë”, tha Arifi duke theksuar se Tirana zyrtare ështe dshmuar të jëtë dhe gjithnjë do të mbetet një forcë progresive dhe unifikuese për të gjithë ne.

Ndryshe Teuta Arifi është kandidatja më e votuar në Tetovë edhe atë vetëm vota shqiptare, ku pritet në rrethin e dytë të ketë fitore bindëse ndaj kundërkandidatit të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button