KSHZ-ja deri tani refuzoi gjashtë ankesa nga VMRO-DPMNE-ja

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) deri tani refuzoi gjashtë ankesa të parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni. Edhe tre ankesa filloi t’i shqyrtojë, por nuk kanë përfunduar. Pritet të arrijnë dëshmitarë dhe materiali zgjedhor.

“Tani po shqyrtohet edhe një, i dhjeti në këtë moment është në vijim. Mbeten edhe 32 ankesa, të cilat ende as që kanë filluar të shqyrtohen, informoi zëdhënësja e KSHZ-së”, Ljupka Guguçevska.

Sipas saj, nga gjithsej 46 ankesa të parashtruara, VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni kanë tërhequr katër, tre para fillimit të seancës së KSHZ-së dhe një gjatë seancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button