Edhe një debakël i Vardarit, e shkatërron Sosiedati i Januzajt

Kampioni i Maqedonisë ka treguar se sa e vështirë është të luash kundër ekipeve të mëdha evropiane, duke përjetuar edhe një disfatë të thellë. Kësaj radhe shkupjanët ishin viktimë e Real Sosiedatit, skuadër kjo që garon ën kampionatin më të fortë evropian, të La Ligas së Spanjës.
Vardari në 90 minuta lojë, nuk arriti të bëjë asgjë më shumë, përveç se të jetë një ekip e dobët, ndërsa nga ana tjetër për Soesiedatin kjo ishte si një stërvitje e lehtë.

Që në minutën e 12-të, mysafirët treguan se në Shkup kanë ardhur për tyri pikë dhe shumë gola, kur edhe shënuan golin e parë me anë të Mikel Oyarzabal, më pas në skenë doli Willian Jose i cili shëno katër herë një pas një, ndërsa dy goli i fundit ishte vepër e Alberto De la Bella.
Në këtë ndeshje luajti edhe kosovari, Adnan Januzaj, i cili në lojë u fut nga minuta e 57-të, ndërsa kishte merita për golin e pestë të shënuar. Kështu Vardari mbetet pa asnjë pikë dhe me plot 14 gola të pranuar dhe vetëm një të shënuar. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button