Katër të akuzuarit për vjedhje në “Tutunska banka” e pranuan fajin para gjykatës

Katër të akuzuarit për vjedhjen në “Tutunska banka” e pranuan fajin në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën penale të Shkupit.

Siç kumtoi Prokuroria publike, ata u denoncuan fajtorë se me paramendim dhe me shumë aktivitetet lidhur me kohën, duke e shfrytëzuar pozitën e tyre të punës dhe njohjen e proceseve të punës në bankë, në mënyrë të paligjshme kanë përfituar para në vlerë prej 400.000 franga zvicerane dhe 375.000 euro, transmeton MIA.

Më 10 prill të këtij viti kanë kryer vjedhje edhe të 2.000.000 frangave zvicerane dhe 270.000 euro.

Edhe pse i kanë pranuar në tërësi pretendimet nga aktakuza, të akuzuarit nuk kanë zbuluar çka kanë bërë me paratë e vjedhura.

“Në pajtim me aktakuzën, i akuzuari i parë është përndjekur për vepra të bëra penale – shmangie nga neni 239 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe 1 dhe në lidhje me neni 45, që do të thotë se vepra është bërë disa herë në seri si realizim i shumëfishët i të njëjtës vepër, si dhe për veprën e bërë penale – vjedhje e rëndë nga neni 236 paragrafi 3 nga Kodi penal. Personi i dytë është ngarkuar për veprat e njëjta penale – shmangie dhe vjedhje e rëndë, por në lidhje me nenin 24 nga Kodi penal, gjegjësisht për ndihmë. I akuzuari i tretë me aktakuzën ngarkohet për veprën penale – vjedhje e rëndë me ndihmë, ndërsa personi i katërt është akuzuar për veprën penale – shmangie në lidhje me nenin 22 nga Kodi penal, gjegjësisht për kryerje të përbashkët”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë.

Pasi të akuzuarit e pranuan fajin, gjykatësi caktoi seancë gjyqësore më datën 27 të këtij muaji, në të cilën do të thuhen fjalët e fundit në lëndën kundër tyre. “Për veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 236 paragrafi 3, që ka të bëjë me lëndët në vlerë të shkallëve të mëdha, është përshkruar dënim me burg prej tre deri në 10 vjet. Për veprën penale nga neni 239 paragrafi 5 – shmangie, ligji përshkruan dënim me burg prej një deri në 10 vjet”, theksojnë nga Prokuroria.

Prokurori kompetent i cili vepron në lëndën deri te gjykata ka dorëzuar edhe propozim të prokurorisë kundër katër personave tjerë, të cilëve si persona përgjegjës në bankë në bazë të aktit të përgjithshëm, me autorizim të veçantë iu janë besuar një rreth i përcaktuar i punëve, por ata në mënyrë të pamatur kanë vepruar në kryerjen e autorizimeve dhe detyrave të tyre dhe me këtë e kanë mundësuar përvetësimin e kundërligjshëm të mjeteve në para në vlerën e lartpërmendur. Dy persona akuzohen se kanë bërë vepër penale – punë të pamatur në shërbim nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me nenin 45 nga Kodi penal, që parasheh kryerje të veprës penale nga lloji i vazhduar, ndërsa dy të tjerët akuzohen për veprën e njëjtë penale –  punë të pamatur në shërbim, por për aktin e tij të vetëm.

Procedura kundër këtyre katër personave vazhdon në mënyrë të ndarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button