Putin: BE-ja vetë i ka ngritur tensionet separatiste në Evropë

Presidenti rus Vladimir Putin sot deklaroi se vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, me mbështetje për shpërbërje të disa vendeve dhe ndarjen e Kosovës nga Serbia, vetë e kanë nxitur rritjen e tensioneve separatiste në Evropë, duke theksuar se me këtë vetë “e kanë gjetur veten në sulm”, sikur në rastin me Katalonjën, transmeton MIA.

Putin në elaborimin në sesionin plenar përfundimtar të Klubit ndërkombëtar debatues “Valdaj” në Soçi, e përsëriti qëndrimin e Rusisë se situata në Katalonia është çështje e brendshme e Spanjës.

“Kur bëhet fjalë për situatën në Katalonja, pamë nga BE-ja dhe numri më i madh i shteteve, dënim unanim për ata që e mbështesin pavarësinë katalanase. E dini, nuk mundem, e të mos vërej diçka lidhur me këtë – është dashur për këtë të mendoni ma herët”, theksoi Putin.

Ai shtoi se, njëfarë kohe, Evropa praktikisht me mirëseardhje pranoi numër më të madh të vendeve, e pastaj unanimisht e mbështeti pavarësinë e Kosovës, “duke ngritur procese të ngjashme në rajone tjera të Evropës dhe në botë”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button