Kina ndëshkon mbi 1.5 milion zyrtarë për sjellje të pahijshme

Më shumë se 1.5 milionë anëtarë të Partisë Komuniste të Kinës janë dënuar për “sjellje të pahijshme” që nga viti 2012, tha të enjten një zyrtar nga agjencia kundër korrupsionit të partisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Yan Xiaodu, zëvendës sekretar i Komisionit Qendror të Inspektimit Disiplinor, tha se agjencia ka trajtuar 2.6 milionë raste të raportuara gjatë pesë viteve të fundit.

“1.537.000 anëtarë të partisë janë dënuar për sjellje të keqe dhe 58.000 janë transferuar në departamentin gjyqësor me dyshimin për shkelje të ligjeve ose kryerjen e krimeve”, tha Xiaodu në një konferencë për mediat, si pjesë e Kongresit të 19-të të Partisë Komuniste në kryeqytetin Pekin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button