Ligji për pirjen e duhanit, fluturimet e lira dhe Aeroporti në Shtip në seancë të Qeverisë

Qeveria në seancën e sotme vendosi ta kthejë në procedurë kuvendore Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, me propozim të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Vendimi, siç kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë, është miratuar për shkak se për këtë Propozim-ligj nuk ka pasur mendim, transmeton MIA, përcjell Portalb.mk.

Qeveria në seancën e sotme poashtu, e shqyrtoi Informacionin për vijimin e aktiviteteve për realizimin e projektit “Fluturime të lira për qytetarët e Maqedonisë” për periudhën e viteve 2015-2018.
Informacioni është shqyrtuar me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në këtë seancë do të prezantojë edhe infromacionin për rrjedhën dhe progresin e aktiviteteve për ndërtimin e kargo-aeroport “Filipi i Dytë” në Shtip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button