Ministria e Drejtësisë: Grujevski dhe Boshkovski para Prokurorisë në Selanik

Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski gjatë ditës do të nxirren para Prokurorisë në Selanik, ku do t’u caktohet në cilin burg do të qëndrojnë deri në kompletimin e lëndës për ekstradim, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Për këtë Ministria e ka informuar zyrën për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare të Republikës së Maqedonisë.

“Zyra për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare e Republikës së Maqedonisë në Selanik sot zyrtarisht njoftoi se dje  në orën 15 janë arrestuar Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski për shkak të shkeljes të nenit 8381 të Kodit grek, gjegjësisht gjatë kontrollit të pasaportave janë evidentuar pasaporta  bullgare false dhe në këtë rast është konfirmuar se për ata është shpallur urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Boshkovski dhe Grujevski janë akuzuar nga PSP në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa2”.

Të dy prej më 18 korrik, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë për paraburgim, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Ata janë akuzuar për shkatërrimin e pajisjes për përgjim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button