ASHAA: Mediat siguruan në përgjithësi paraqitje të barabartë zgjedhore

Serviset programore në nivel shtetëror të përfshira në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në përgjithësi siguruan kushte të njëjta për qasje deri te të gjitha format e prezantimit medial zgjedhor, kumtoi Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale, transmeton MIA.

Sipas ASHAA, një pjesë të madhe e tyre kanë bërë përpjekje të organizojnë edhe përballje debative të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, por siç potencojnë nga Agjencia, një pjesë e mkandidatëve kanë marrë pjesë në emisione të veçanta informative në disa media, ndërsa nuk u janë përgjigjur thirrjeve të mediave të tjera.

Servisi radiodifuziv publik dhe Kanali kuvendor i kanë përmbushur obligimet që të sigurojnë prezantim politik pa pagesë të cilën pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore e kanë shfrytëzuar me intenstitet të ndryshëm, siç theksojnë nga ASHAA, është karakteristike që partitë e shqiptarëve në Maqedoni nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë për prezantim pa pagesë.

Në nëntë ditët e fundit nga fushata zgjedhore prej 5 deri më 13 tetor radiodifuzerët që kanë emituar program në gjuhën maqedonase, në lajmet janë fokusuar në njoftimin e fushatave të të dy koalicioneve të cilat kishin numër më të madh të listave të konfirmuara me kandidatë për kryetarë dhe këshilltarë. Njëra e kryesuar nga LSDM, tjetra nga VMRO-DPMNE. Radiodifuzerët, ndërkaq, që emetojnë program në gjuhën shqipe, kanë pasur qasje më të barabartë kuantitative në njoftimin, ndërsa edhe njëra edhe tjetra në mënyrë cilësore kanë tentuar të sigurojnë trajtim të njëjtë.

Në këtë periudhë raportimi nuk është konstatuar shkelje e kërkesës për balancim të drejtë dhe  mbulim të paanshëm të zgjedhjeve.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button