fbpx

Pse gjendet Allahu në rrobat e vikingëve?

Lundërtarë ekspertë dhe luftëtarë të frikshëm, vikingët kanë qenë gjithmonë një mister i mitologjisë së veriut. Në rrobat e tyre të varrimit mund të presësh që të gjesh emrat e Odinit dhe Thorit, me thirrje për Valhallan dhe Ragnaroekun viking, por jo gërmat e alfabetit të parë arab: shkrime që përmendin Allahun dhe Aliun, dhëndrrin e Muhamedit, në krye të degës shiite të Islamit, shkruna Daily Mail, njofton Bota.al. Këto qëndisje janë gjetur në shekullin e fundit, si mes tunikave në anijet funerare vikinge, ashtu edhe në varre.

Këtyre simboleve u është dhënë një kuptim vetëm kohët e fundit, nga ANika Larson, studiuese e arkeologjisë tekstile në Universitetin e Uppsalas.

Jo vetëm plaçkitës

“Mund të supozohet që janë mbetje të sendeve të plaçkitjeve të bëra nga vikingët, po nuk është kështu”, thotë studiuesja. “Ato janë gjendur në veshjet e tyre tipike, të njëjta me ato të veshura nga Valkyrie në ikonografinë që ka mbërritur deri në ditët tona”.

Kontakti mes dy botëve

Kjo pamje e re e raporteve tregtare dhe kulturore vikinge nga ana e Larson, e cila është e njohur për një studim të “modës” femërore të popujve të veriut, ofron një perspektivë të re mbi gjetjet. Si në rastin e unazës së gjetur në varrin e një gruaje të shekullit IX në Birka, një ishull pranë Stokholmit, ku shkruhej “Për Allahun”. Shkrime të ngjashme janë gjetur edhe në varkat e funeraleve dhe në varre.

Në varret skandinave vikingët mbanin mbi të gjitha veshje mëndafshi, dhe jo më veshjet e përditshme prej leshi. Kur pyetet për arsyen, Anika Larson ka analizuar materialet dhe teknikat, duke arritur në konkluzionin se i përkasin një origjine të lashtë persiane: “Në Kur’an”, komenton ajo, “është shkruar se banorët e Parajsës do të vishen me mëndafsh”.

4540B34600000578-4972808-image-a-21_1507799112813 allah viking

“Nuk mund të përjashtohet që disa prej atyre që mbanin këto veshje mëndafshi të jenë myslimanë”, pohon studiuesja. “E dimë nga studimi i ADN të vikingëve të tjerë, që disa ishin me origjinë nga zona e PErsisë, ku dominonte Islami”.

Por sipas saj, zgjidhja më e mundshme është që “këto gjetje demonstrojnë thjesht se ritualet vikinge të varrimit janë influencuar nga ide myslimane, si jeta e përjetshme pas vdekjes”.

Tani Larson dhe ekipi i saj i kanë hyrë punës bashkë me imunologë dhe gjenetistë në Universitetin e Uppsalas, për të kuptuar origjinën e këtyre vikingëve me veshje orientale, si dhe kërkimin e mbishkrimeve edhe në sende jo tekstile.

viking

Unaza "Për Allahun"
Unaza “Për Allahun”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button