“Kam qarë në dush, kurrë para fëmijëve! Duhet të dijnë që do shkojë mirë, edhe kur ne s’jemi të sigurt”

Në shtator të vitit të kaluar, lajmi i divorcit mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt zuri vend në gazetat në mbarë botën dhe janë hedhur disa hipoteza, në lidhje me arsyet e ndarjes së çiftit më joshës dhe të dashur të Hollivudit. Protagonistët gjithmonë kanë qenë shumë diskretë në lidhje me çështjen, duke iu shmangur dhënies së komenteve në shtyp, për të mbrojtur gjashtë fëmijët e tyre, shkruan Bota.al. Pothuajse një vit më vonë, megjithatë, Angelina thyen heshtjen dhe zgjedh Vanity Fair, revistës që i ka kushtuar kopertinën.

“Ne mbështetemi në njëri-tjetrin dhe fëmijët tanë”, tha ajo për revistën, “Ne jemi duke punuar për të arritur të njëjtin qëllim. Ne po bëjmë çmos për të shëruar familjen tonë.”

Zërat fillestarë pohuan se abuzimet e Pitt ishin të vazhdueshme deri në fund të marrëdhënies. Një tezë që tani duket të jetë lënë mënjanë, edhe pse interpretuesja e Lara Croft ka preferuar që të mbajë private arsyet e largimit dhe ruan kujdestarinë e gjashtë fëmijëve, Maddox, 15, Pax, 13, Zahara, 12, Shiloh, dhe binjakët Vivienne dhe Knox (të fundit të lindur nga marrëdhënia me aktorin), që jetojnë me të në një shtëpi të re në Los Angeles, që ka shënuar për familjen një fillim të ri.

“Kanë qenë kohë të vështira dhe kemi nevojë për të marrë pak frymë,” shpjegoi ajo. “Kjo shtëpi është një hap i rëndësishëm përpara për ne.” Ato kohë të vështira kanë pasur pjesë përbërëse edhe implikimet shëndetësore të Jolie, e kapur nga paraliza Bell por e shëruar plotësisht në sajë të akupunkturës: “Nganjëherë gratë e vënë veten në vend të fundit për të mbështetur familjen, derisa fillojnë e jepen sinjale alarmi”.

Tani është koha për t’u kujdesur për veten dhe fëmijët e saj. Shprehet se është krenare për forcën dhe inteligjencën e tyre dhe se si ata janë përballur me divorcin, në një “mënyrë shumë të guximshme”.

“Kur isha e re, kam qenë shumë i shqetësuar në lidhje me nënën time”, thotë Jolie: “Unë nuk dua që fëmijët e mi të rriten me këtë shqetësim. Ata duhet ta dinë se çdo gjë do të jetë mirë, edhe kur unë nuk jam e sigurt”.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të qaj në dush dhe jo përpara tyre. Ata duhet të dinë se çdo gjë do të shkojë mirë edhe kur ne nuk jemi të sigurt”, thotë duke përgënjeshtruar zërat se divorci nga Pitt ishte shkaktuar nga stili i tyre i jetesës, prej yjesh. “Nuk ishte ky problemi,” thekson ajo. “Gjërat filluan të shkojnë keq në verën e vitit 2016.”

Jolie tani ka kthyer faqe dhe ka filluar një jetë të re me fëmijët e saj, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe janë “shumë të guximshëm”, shton ajo. Aktorja pranon se ajo është pajtuar me babanë e saj: “Ajo e kuptoi se djemtë kishin nevojë për një gjysh, në këtë kohë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button