Një tjetër dasmë, Leonora Jakupi do martohet së shpejti?

Vështirë se mund të keni dëgjuar ndonjëherë të përflitet për ndonjë lidhje të këngëtares së njohur Leonora Jakupi. Këngëtarja nga Kosova ka ditur ta mbajë larg vëmendjes së mediave jetën e saj private., shkruan revistalacss.al. 

Prej një jete në skenë, Leonora është përfolur vetëm për muzikën dhe këngët e saj. Por në të vërtetë çfarë ndodh me jetën e këngëtares? A ka dikë ajo në jetën e saj?

Këtë gjë ne nuk e dimë, por në dasmën e moderatorit te njohur Labinot Gashi, ajo është pyetur nga gazetari i emisionit “Mirage”, se nëse ka në plan të martohet.

Përgjigjia e saj ka qenë surprizuese pasi është shprehur se shumë shpejt një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Nuk e di, ndoshta shpejt, por këto dasmat tradicionale nuk i kam qejf, kështu që nuk di se çfarë do të bëj”,-është shprehur Leonora Jakupi.

Për sa kohë këngëtarja e njohur po mendon martesën, kjo tregon se në jetën e saj, është dikush që e shtyn të mendojë drejt këtij hapi kaq të rëndësishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button