Motra e vogël misterioze, e diktatorit Kim Jong Un

Vajza 28 vjeçare u antarësua në byronë politike të Partisë Punëtore të Koresë, një nga postet më të pushtetshme të regjimit hermetik komunist. Ajo është një nga njerëzit më të afërt të diktatorit, megjithatë dihet shumë pak për të…

Emërimi i Kim Yo Jong-ut, motrës së diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, si një anëtare e byrosë politike në Partinë Punëtore, shënon kështu ngritjen e kësaj figure të mistershme dhe lidhjen e saj me regjimin komunist, shkruan Bota.al. Byroja politike është organi më i lartë, ku merren vendime shumë të rëndësishme dhe mbërritja e bukuroshes 28-vjeçare, tregon se Kim Jong Un-i ka shtënë në dorë qendrën e pushtetit, duke vendosur bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Kim Yo Jong-u është në fakt gruaja e dytë që arrin në këtë hierarki në një vend me një traditë thellësisht patriarkale pas Kim Kyong Hui-it, motrës së liderit të mëparshëm Kim Il Jong, babai i diktatorit aktual. “Meqë është grua, Kim Jong Un-i nuk e konsideron një kërcënim të lidershipit të tij”- shprehet Moon Hong Sik, hetues në Strategji në Sigurimin Kombëtar të Koresë së Jugut. “Ai beson se Kim Yo Jong-u është person i besueshëm,” – shton hetuesi. Kim Kyong Hui, motra e ish diktatorit mbërriti në byro në vitin 2012, pas tre dekadave brenda partisë, ndërsa Kim Yo Jong-u vetëm 28 vjeç ka patur një ngritje meteorike. Nga ana tjetër halla e liderit u zhduk në vitin 2013, kur bashkëshorti i saj, Jang Song Thaek që konsiderohej si numri 2 i regjimit, u ekzekutua për tradhti. Sipas burimeve koreano-jugore, gruaja mbahet në një vend sekret, afër Penianit, ku merr trajtim për një sëmundje të panjohur. Nuk është e vetmja familjare që e ka pësuar nga diktatori Korean. Vëllai i tij i madh Kim Jong Nam, kishte vite në ekzil, derisa në shkurt u vra në mënyrë të mistershme nga dy gra me gaz nervin mbi fytyrë në aeroportin e Kuala Lumpurit, Malajzi. Mendohet se pas këtij akti shtrihet dora e Kim Jong Un-it. Deri më tani motra e tij duket se është në preferencat e diktatorit që prej shfaqjes së parë të saj në vitin 2011, gjatë ceremonisë së babait të tyre, Kim Il Jong.

Vajza vishet gjithmonë me të zeza, i mban flokët të lidhura dhe shijon koncertet, kalëron, buzëqesh kur merr lule në emër të vëllait gjatë ceremonive. Personaliteti i gëzueshëm dhe i çlirët i saj është në kontrast me gjeneralët dhe me anëtarët e veshur në gri, që rrethojnë Kim Jong Un-in.

Nga ana tjetër është një bashkëpunëtore mjaft e afërt dhe shihet që i jep fjalime, merr pjesë në revista zyrtare me shkencëtarët bërthamorë. Përfundimisht ajo gjendet në klubin e politikanëve koreanë dhe se roli i saj do të rritet. Megjithatë dihet shumë pak për të, përveç faktit kur u shfaq për herë të parë në shkurt të vitit 2011 me vëllanë tjetër në një koncert të Erik Kleptonit në Singapor. Të tre këta janë vëllezër nga e njëjta nënë, gruaja e katërt e ish diktatorit Ko Yong Hui, në ndryshim nga vëllai i vrarë Kim Jong Nam-i, i cili kishte nënë tjetër. Kim Jong Chol, është më i madhi nga të tre dhe nuk është i përfshirë në politikë dhe bën një jetë të qetë në Peniang. Karriera e Kim Yo Jong-ut filloi në vitin 2014 kur u caktua zëvendësdrejtoreshë e departamentit të Agjitacion e Propagandës në Partinë Punëtore, post për të cilën u dënua nga SHBA-ja për abuzim të të drejtave të njeriut dhe censurë për sjelljet johumane dhe shtypëse. Sipas inteligjencës koreano-jugore, vajza e re abuzon me pushtetin dhe dënon anëtarët e departamentit për më të voglën fyerje. Që nga viti 2015 mban në gisht një unazë dhe për këtë spekullohet se është martuar me një shok universiteti, Kim II Sung, edhe pse nuk është vërtetuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button