Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa publikuan marrëveshjen për zgjedhjet lokale (DOKUMENT)

Shefat zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA, Elmi Aziri dhe Afrim Gashi, dje kanë nënshkruar marrëveshjen mes partive që në rrethin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve komunale ta përkrahin njëra tjetrën në gjithsej 12 komuna, njofton Portalb.mk. Ky është dokumenti i marrëveshjes.

Aleanca-BESA1Aleanca-BESA11

LEXO: Ja çfarë thonë Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA për marrëveshjen

“Qytetarët votuan ashtu siç votuan, në bazë të atyre rezultateve, vlerësojmë se duhet ta përkrahim njëra tjetrën në rrethin e dytë. Shpresoj që ky koalicion do të ketë sukses maksimal dhe të gjithë kandidatët tanë të fitojnë. Shfrytëzoj rastin që të gjithë përkrahësit më 29 tetor të jenë aktiv po aq sa kanë qenë më 15 tetor dhe ta mbështesin koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Lëvizja BESA. Bëjmë apel që të përkrahen maksimalisht dhe ky koalicion të rezultojë shumë i suksesshëm”, tha të mërkurën Elmi Aziri.

LEXO: Ja çfarë thotë Bujar Osmani për koalicionin Aleanca për Shqiptarët – Lëvizja BESA (VIDEO)

Të njëjtat fjalë i tha edhe shefi i shtabit Zgjedhor i Lëvizjes BESA i cili gjithashtu bëri thirrje që aktivistët e tyre të punojnë që në komunat ku garon Aleanca për Shqiptarët, përveç që të punojnë për ta, edhe të punojnë që të dalin fitimtarë.

“Këtë akt e kemi pritur gjatë kohë, është i dëshiruar për të gjithë shqiptarët. Arsyet pse nuk ndodhi më herët, ndoshta është koha tash ti flasim, me rëndësi është që në rrethin e dytë të zgjedhjeve më 29 tetor që Lëvizja BESA ta përkrahë Aleancën për Shqiptarët në 5 komuna ku ata garojnë, ndërkaq Aleanca do ta përkrahë Lëvizjen BESA në 7 komuna. I ftoj të gjithë aktivistët dhe qytetarët që në komunat ku garojnë kandidatët tonë të japin votën, të jenë aktiv dhe të bëjë çmos që komunat në vijim të menaxhohen nga strukturat e reja politike”, tha Gashi.

LEXO: Marrëveshja Aleanca – BESA, Gashi: Nuk është garancë se do të fitojmë

Të martën, Ziadin Sela dhe Arben Taravi i Aleancës u takua me Bilall Kasamin dhe Zeqirija Ibrahimin e Lëvizjes BESA, për të bashkëpunuar në rrethin e dytë.

Arben Taravari, theksoi se të dy partitë do të ndihmojnë njëra tjetrën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend.

“E vendosëm që të gjitha llogaritë zgjedhore na çojnë që të bashkëpunojmë me Lëvizjen Besa. Negociata kemi pasur edhe para zgjedhjeve parlamentare, tani definitivisht i përfunduam marrëveshjet. Domethënë do të ndihmohemi në nivel të Republikës së Maqedonisë. Në çdo komunë ku ka nevojë Besa për Aleancën për Shqiptarët do ti ndihmojmë, dhe reciprokja, ata do të na ndihmojmë në të gjithë komunat ku ne kemi nevojë për ato”, u shpreh Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët.

Edhe nga Lëvizja BESA e kanë konfirmuar të njëjtën, që të dy partitë ta përkrahin njëra tjetrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button