KSHZ e ftoi në pyetje KKZ Qendër për votim pa nënshkrim në Listën Zgjedhore

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) me shumicë votash vendosi që t’i ftojnë anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) nga Komuna Qendër e Shkupit dhe Këshilli zgjedhor nga vendvotimi 2806/1, sepse gjatë ekspertizës në materialet e votimit  në rrethin e parë në zgjedhjet lokale të dielën u vërtetua se i është lejuar një qytetari të votojë pa u nënshkruar në certifikatën e Listës zgjedhore.

Gjithashtu, në bazë të vërejtjes së parashtruar në procesverbalet pas votimit, qytetari ka tentuar t’i marrë fletët për votim për kryetar të komunës dhe për këshilltarë të Qendrës. Në këtë vendvotim KSHZ-ja ka konstatuar se në të gjitha katër kutitë është gjetur tepricë për një fletëvotim.

Ankesën për votim në këtë vendvotim e ka parashtruar VMRO-DPMNE. Numri i përgjithshëm i personave të nënshkruar në Listën zgjedhore arrin 351, ndërsa përmbledhja e fletëve që kanë qenë nëpër kuti arrin 352.

Nevenka Stamenkovska, përfaqësuese e autorizuar e partisë VMRO-DPMNE, kërkoi anulim të votimit në këtë vendvotim dhe gjithashtu tha se të gjitha ankesat e parashtruara nga kjo parti politike japin pamje të qartë për atë që ka ndodhur në zgjedhjet lokale të dielën, se përfaqësuesit e tyre në këshillat zgjedhore kanë konstatuar një sërë parregullsish të kryera.

Sipas Stamenovskës, të gjitha këto ngjarje nuk kanë qenë karakteristike për zgjedhjet që deri më tani janë organizuar në Republikën e Maqedonisë.

Pas ekspertizës në procesverbalet nga votimi në vendvotimin 2806/1, shtatë anëtarë të KSHZ-së kanë votuar që të ftohen anëtarët e Këshillit zgjedhor edhe në KKZ sepse, siç konstatoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, mundëson mungon nënshkrimi në Listën zgjedhore dhe ekziston mospërputhje në numrin e votuesve të nënshkruar në Listën zgjedhore dhe fletat në katër kutitë e votimit.

Kundër thirrjes në Këshillin zgjedhor votuan anëtaret Violeta Duma dhe Igor Milev nga LSDM-ja, të cilat konsiderojnë se ankesa e VMRO-DPMNE-së është konfuze dhe se nuk shikohet për çka parashtruesit kërkon anulim dhe gjithashtu ata të dy thirren edhe në vërejtjen e parashtruar në procesverbalin përkatës të Këshillave zgjedhorë, në të cilin shpjegohet se votuesi ka refuzuar të nënshkruhet në Listën zgjedhore dhe nuk i ka marrë fletëvotimet për kryetar dhe për Këshill të Komunës Qendër.

Sasho Sërcev propozoi që të thirren Këshilli zgjedhor dhe KKZ-ja dhe të kryhet ekspertizë e materialit gjithëpërfshirës të votimit dhe për të është kontestuese ajo që qytetarit i është e lejuar të votojë pa u nënshkruar në Listën zgjedhore.

“Fillimisht nënshkruhet në Listën Zgjedhore, e pastaj jepe fletëvotimet për votim”, tha ai.

Në vendvotimin numër 2086/1 në Komunën Qendër në listën zgjedhore ka 527 votues të regjistruar.

Anëtarët e KSHZ-së pasdite hodhën poshtë 1 ankesë për Gjorçe Petrovin dhe 2 ankesa për Prilepin nga VMRO-DPMNE.

Sot para fillimit të seancës për shqyrtim të ankesave për rezultatet nga rrethi i parë nga zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën VMRO-DPMNE tërhoqi tre nga 43 ankesat e parashtruara. Këto ankesa kanë të bëjnë me votimin dhe grumbullimin e rezultateve për vendvotimet në më shumë komuna.

Nga një ankesë për zgjedhjet lokale të së dielën kanë parashtruar Aleanca për shqiptarët për Gostivarin, TMRO për votim në Qytetin e Shkupit dhe E Majta për Kumanovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button