Nënpresidenti amerikan Pens dhe kryeministri grek Cipras kanë biseduar për zgjidhjen për emrin e Maqedonisë

Çështja për emrin ishte një prej temave për të cilat mbrëmë në Uashington biseduan kryeministri grek Aleksis Cipras dhe nënpresidenti amerikan Majk Pens, lajmërojnë mediat greke, duke iu referuar burimeve nga kabineti i kryeministrit.

Në takim, kryeministri grek “qartë bëri të ditur se vendi fqinj duhet të ndërmarrë hapa konkrete për të shkuar përpara dhe të bëhet anëtare e NATO-s”. Cipras, gjithashtu, theksoi se SHBA-ja mund të luajë rol të rëndësishëm në anën e Maqedonisë, me qëllim që vendi të ndërmarrë hapa të nevojshme në drejtim të zgjidhjes së çështjes për emrin.

Në takim u përsërit edhe mbështetja amerikane dhe greke për rrugën euroatlantike të Maqedonisë, si dhe për popullin e saj.

Pens, në emër të SHBA-së e konfirmoi pozitën e fuqishme të vendit të tij për kursin euroatlantik të Maqedonisë “për të cilin konsideron se është shumë e rëndësishme të vazhdojë dhe tërësisht e njeh rëndësinë e zgjidhjes së çështjes për emrin”.

Në takimin midis Cipras dhe Pens nuk kishte asnjë befasi në debatin për Maqedoninë, e as nuk është kryer asnjë presion, theksuan burimet nga kabineti i kryeministrit grek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button