Dhunuesi i Kuvendit: Kërkojmë VMRO-DPMNE të na shpëtojë, nuk jemi fajtor

Kryetari i organizatës  të ashtuquajtur patriotike “Qoseto” nga Veles, Goran Angellov, në një deklaratë për “Makfax” thotë se ata gjatë kohë janë munduar që të marrin mbështetje nga VMRO-DPMNE, pas ngjarjeve të Kuvendit më 27 prill dhe se koha ka qenë që partia të ndërmarrë diçka, njofton Portalb.mk.

“Nga të gjitha anët kemi kryer trysni në VMRO-DPMNE që ata të kërkojnë amnisti për ne të cilët kemi hyrë në Kuvend. Presim që ta çojnë më tutje procedurën deri në fund. Është e rëndësishme se partia e ka ndërmarrë hapin e parë, ne jemi të kënaqur edhe pse është vonë pasi që njerëzit flenë nëpër burgje si epilog i ngjarjeve në Kuvend më 27 prill. Ne pranojmë se jemi fajtor, por në liri do të lirohen kriminelë të mëdhenj, ndërkaq ne, të cilët nuk bëmë asgjë, duan që të na fusin në burg”, thotë Angellovski, i cili shton se ata nuk duan drejtësi selektive, ndërkaq në burgje  flenë persona të cilët nuk kanë bërë asgjë në Kuvend dhe faji i vetëm i tyre është që ata kanë hyrë që t’i mbrojnë interesat shtetërore.

Jo-zyrtarisht “Makfaks” mëson se në Burgun e Shutkës, ku ndodhet edhe Igor Jug, njëri nga të arrestuarit e të enjtes së përgjakshme në Kuvend, gjatë shëtitjeve në oborrin e burgut ka pasur përleshje verbale dhe ofendime me njërin nga të akuzuarit e rastit të Kumanovës, andaj për këtë arsye, Jug është nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button